VIDEO/ Ernest Muçi nuk di të ndalet, dhuron një tjetër asist për t’i dhënë avantazhin Trabzonsporit
01/11/2026 14:57
Ernest Muçi, pjesë e Tranbzonspor, këtë sezon po konfirmohet si një nga yjet e kampionatit turk.
Sulmuesi i Kombëtares është shndërruar në një “fabrikë” golash e asistesh, teksa ka dhuruar një tjetër asist ditën e sotme në duelin që po zhvillohet ndaj Gaziantep për javën e dhjetë të Superligës.
Sulmuesi devijoi me kokë një krosim të Salah nga këndorja, për ta dërguar te Saviç, i cili e postoi më pas në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Trabzonsporit.
GOL | Trabzonspor 1-0 Gaziantep FK
⚽️ 45+2′ Savic
Tüm canlı yayınlar için takip: @GoalhubX https://t.co/DvPXGO43xN
— GoalhubX gol ve pozisyonlar (@Anlikgoller090) November 1, 2026
Top Channel