Reali i Madridit iu përgjigjet fitoreve të Barcelonës dhe Atletico Madrid në kampionatin spanjoll dhe iu qëndron shumë pranë skuadrave të dy vendeve të para të klasifikimit.

Skuadra e Los Blancos mori një fitore të lehtë ndaj Racing Santander në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 3-0 dhe shkon në kuotën e 27 pikëve. Fillimi ishte perfekt për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho që në minutën e 10 përmes Kylian Mbappe fitoi një 11 metërsh që u ezkekutua nga vetë sulmuesi francez që u tregua i saktë duke shënuar golin e avantazhit për Los Blancos.

Skuadra madrilene vijoi të sulmojë dhe në minutën e 20 gjeti sërish golin, tani me Bellingham që u shërbye saktë nga Arda Guler për të çuar rezultatin në 2-0. Por Reali i Madridit nuk e la me kaq dhe në minutën e 36, Diomande me një gjuajtje fluturimth pas kthimit të topit nga një goditje këndi shënoi golin e tretë për skuadrën merenges, por edhe të tretin e tij personal në 4 ndeshjet e fundit.

Në pjesën e dytë, Reali i Madridit administroi mirë lojën e madje në çastet e fundit gjeti edhe golin e katërt me Bellingham, por që u anulua për pozicion jashtë loje dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0 për Realin e Madridit që regjistroi fitoren e 6 radhazi në kampionat dhe Ligën e Kampioneve.

Top Channel