Aldo Bumçi në Top Talk: Ja çfarë do ndodhë me kandidatët që skualifikohen nga gara për zgjedhje

26/10/2020 18:00

Degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin, iu nënshtruan një seri zgjedhjesh për kandidatë për deputetë. Vijueshmëria e këtij procesi është kritikuar së tepërmi, madje, duke iu referuar një investigimi të bërë nga emisioni “Fiks Fare”, në disa raste kishte dhe parregullsi, ku një person mund të votonte më shumë se një herë. Ish-deputeti Aldo Bumçi, e cilësoi këtë proces si një risi, por që ka nevojë për disa rregullime, një ndër të cilat sipas tij heqja e kriterit 20% për mospëlqimin ndaj një kandidati.

Aldo Bumçi: Ndryshe nga çdo herë tjetër duhet ta pranojmë që kemi një ndryshim në krahasim me herët e tjera. Patjetër si herë e parë ka vend për të përmirësuar, po të kthejmë kokën mbrapa, ka çështje që duhet të rishikohen, por kjo duhet bërë pasi të mbarojnë zgjedhjet. Përshembull 20%. A është 20% një masë e mjaftueshme për të s’kualifikuar dikë? Unë mendoj që jo. Sepse të kesh qenë kryetar bashkie, t’i nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Është natyrshëm mund të marrësh 20% vota kundër. 20% nuk tregon mospëlqim për një person, është një shifër e ulët mospëlqimi, por kjo i përket një faze tjetër.

Bumçi pranoi se në këtë listë mund të përjashtohen shumë persona që kanë kontribuar për Partinë Demokratike, por shtoi se nëse Partia Demokratike shpallet fituese në zgjedhje, ka shumë pozicione ku mund të angazhohen këto aktorë. Por edhe në rast se ata qëndrojnë ende në opozitë, sipas Bumçit, personat e s’kualifikuar mund të gjejnë hapësira.

Denis Dyrnjaja: Duke qenë se është risi, kjo mënyrë se si po përzgjidhen kandidatët, ka krijuar tek një pjesë edhe pakënaqësi. A do krijojmë shumë kohezion apo mund ta përçajë partinë kjo lloj mënyre se si po përzgjidhen kandidatët.

Aldo Bumçi: Unë mesa i njoh kolegët, unë nuk e di si do të jetë rezultati përfundimtar, ne nuk kemi ende listën me 140 deputetë që do t’i paraqitet qytetarëve shqiptarë, si ofertë elektorale e Partisë Demokratike. Por me aq sa unë njoh kolegët e mi, nuk besoj që ato do të ndërmarrin hapa. Ky proces ka vend për t’u përmirësuar, por ka krijuar më shumë frymëmarrje. Partia Demokratike i ka dhënë jetë procesit, ka më shumë dritë dhe një komision, ata janë pjesë e Partisë Demokratike, por nuk mund të themi që janë njerëz që janë rreshtuar dhe nuk kanë treguar kundërshtinë e tyre për kryetarin, qoftë kur ka qenë zoti Berisha, qoftë dhe Basha. Ata që do të mbeten jashtë absolutisht do të jenë të pakënaqur, por unë besoj që një parti e madhe nuk mund të mendojë që vetëm 70 persona, në rastin më të mirë, sepse do të kenë dhe aleatët vendet e tyre. Një parti e madhe ka 10 her 70. Por zgjedhjet lokale dhe qeverisja, të lejojnë që të promovohesh në pozicione shumë më të rëndësishme se sa thjesht një deputet, të vazhdosh karrierën politike dhe të japësh kontributin tënd të dukshëm publik. Ka vend për deputetë që dogjën mandatet, qëndruan një vit, u përballën me një periudhë protestash si qytetarë. Pra një periudhë opozitare shumë kërkuese, të gjithë meritojnë vlerësim për kontributin që ke dhënë.

Denis Dyrnjaja: Klevis Balliu, ka qenë mjaft aktiv në mënyrën e të bërit opozitë, por u s’kualifikua. Unë mendoj që ai si njeri, si politikan, ndjen një zhgënjim nga ajo çfarë ka ndodhur. Në një kuptim nëse Partia Demokratike nuk fiton, ai nuk është as deputet, asgjë. Shkon ni gjithë kontributi në ajër.

Aldo Bumçi: Kapitali politik nuk është i matshëm, por nuk zhbëhet. Qytetarët kanë një kujtesë, në rastin konkret në Pogradec mori 20% vota kundër Balliu dhe ish kryetari i bashkisë Eduard Kapri. Të dy kanë dhënë kontribut, zoti Balliu ka qenë në një nga kauzat e rëndësishme. E ka vuajtur personalisht ai dhe familja e tij. Dhe zoti Kapri ka fituar në një qytet të vështirë për PD-në. Por të dy për shkak të 20% si kriter, por edhe dinamikave lokale që krijon, sepse njerëzit kërkojnë që të kandidojnë ata.

Denis Dyrnjaja: Kjo ndodhi, këta njerëz do të riorganizohen. Do i biesh në qafë disa të tjerëve.

Aldo Bumçi: Absolutisht po, sepse një forcë politike ka shumë pozicione, edhe kur nuk fiton, në opozitë, por unë besoj që PD-ja po shkon drejt fitores e jo opozitës.

Top Channel