Ekzekutohet para gruas një 50-vjeçar/ Krimi në Fier: Qëllohet me tre plumba në rrugë

26/10/2020 15:21

Nje 50 vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” ne Fier.

Ahmet Toska është qëlluar me tre plumba nga një person ende i paidentifikuar. 50 vjecari është vrarë ne sy te bashkëshortes se tij, teksa e shoqëronte atë për ne pune. Sipas dëshmitareve ai ai është qëlluar me tre plumba dhe ka mbetur i vdekur ne vend.

Nuk dihen ende motivet e krimit por hetimet vazhdojnë. Në pyetje është marre ish i fejuari i vajzës se viktimës pas dyshimeve për ndonjë konflikt pas ndarjes.  por deri tani Nuk ka asnjë piste te konfirmuar.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

Top Channel