U gjet i braktisur disa ditë më parë/ Shoqërohet një person që ka udhëtuar me jahtin “Tai Pan”

26/10/2020 20:33
Jahti

Policia e Lezhës ka shoqëruar një shtetas francez që dyshohet të ketë udhëtuar me jahtin i cili u gjend i braktisur disa ditë më parë në zonën e Godullës në Kurbin.

Jahti u ankorua në portin e Shëngjinit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme nga prokuroria dhe policia e Lezhës.

Policia dhe prokuroria kanë dyshime të forta se ky jaht mund të përdorej për transport të lëndëve narkotike pasi në afërsi të tokës është gjetur edhe një gomone e braktisur.

Me emrin ‘Tai pan’ në pronësi të një shtetasi italian dhe me një flamur slloven, Policia kufitare e gjeti jahtin me spiranca në det.

Ky është mjeti lundrues i dytë që gjendet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte një shtetas turk i cili vijon të jetë i humbur.

Top Channel