Cardi B dhe Offset

Cardi B dhe Offset në shtator të këtij viti nënshkruan letrat për t’u divorcuar.

Por, si duket ish-çifti nuk e ka ndërmend të ndahet në përditshmëri, pasi shihen në mënyrë të vazhdueshme së bashku.

Ata së fundmi janë parë në Beverly Hills, teksa ishin fotografuar nga paparacët në dyqanin e Hermes. Krijuesja e hitit “WAP” si përherë është parë me veshje unike, ku përmes fustanit të ngushtë i theksoheshin linjat bombastike trupore.

Një sërë imazhe me Offset ajo i ka ndarë edhe në rrjetin social Instagram, ndërsa shihej në veturën e tipit ‘Rolls Royce’.

Bashkimi i dyshes kishte ndodhur gjatë ditëlindjes së reperes, ku patën rastin të shkëmbenin edhe puthje. Vlen të përmendet se Cardi ka fshirë edhe profilin në Twitter, pasi një numër i madh i komentuesve e akuzonin për bashkimin me reperin.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel