Kampionatit i digjen 7 javë/ Sërish drejtuesit e ligës nuk kanë marrë asnjë vendim

26/10/2020 15:43

Edhe pas takimit te presidentit te FSHF Armand Duka dhe kryeministrit Edi Rama, ku u duk ne pamje te pare se kishte marrëveshje, asnjë hap konkret nga ana e qeverise e cila ende nuk është shprehur për ligjin e sponsorizimeve qe është dhe pika kyçe e ngërçit.

Kjo ka bere qe bojkoti te vazhdoje edhe pas mbledhjes te se hënës qe kane bere presidentet e Liges.

Deri me ta i janë djegur 7 jave te kategorisë Superiore e cila duhet te kishte filluar me 12 shtator, por ende nuk po ka vendime konkrete për një dakordësi te komunitetit te futbollit me qeverinë, për këtë arsye do te pritet edhe kjo jave.

Top Channel