Myslim Murrizi dhe Agron Gjekmarkaj

Mbrëmjen e sotme në Open deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar analistin Agron Gjekmarkajn se ka një dosje kriminale.

Ai i është drejtuar që të kërkonte dosjen e tij në BKH për ato që ka bërë, duke nënkuptuar se kryer krime në vend.

Ndërsa  Gjekmarkaj i është drejtuar me një shprehje të famshme të përdorur edhe nga kryeministri Edi Rama, të përdorur ndërsa mori rolin e dajës në  një film shqiptar, “S’ka bir nëne e bir ku**e që të akuzojë mua”.

Murrizi: Unë rrija me pushkë që të mos vrisnin Sali Berishën.

Murrizi: Shko njëher kalo atje.

Gjekmarkaj: S’ ka bir nëne e bir kur**e që të më akuzojë mua.

Murrizi: A mundet që të shkosh të kërkosh dosjen tate tek BKH? T’i jap unë lekët e letrës.

Murrizi: E kam qejf Agronin se është antikomunist dhe e kam qejf të debatoj me të mbase dhe pas emisionit, por ai s’ka qejf t’i tregojë.

Top Channel