Është një nga baladat më të njohura, një nga ritmet më të kërcyera dhe një nga këngët që edhe vetë i madhi John Lennon e cilësonte si ndër më të bukurat, pas atyre të Beatles-ve.

“Your song” u publikua në 26 tetor 1970, me autor të tekstit,  Bernie Taupin-in. Kënga pati një sukses të jashtëzakonshëm. Nga ai moment, Elton John e interpretoi pafund pothuasje në të gjitha koncertet e tij dhe për publikun patjetër që mbetet një nga himnet më të bukura të dashurisë në të gjitha kohërat.

Kënga tregon dashurinë e një djali dhe të një vajze, një histori normale, por që për breza me radhë ka shërbyer si kolone zanore e historive njerëzore. “Sekreti i Bernit, është se mbetet një tip shumë sentimental dhe shkruan shumë rrallë. Në tekstet e tij janë përshkruar shumë gjëra personale dhe këtë e them me bindje se e njoh shumë mirë.

Për shembull kur erdhi me tekstin e këngës “Your song” e njihja të dashurën etij dhe më dukeshin shumë të dashuruar, e m’u desh të krijoja një muzikë të denjë për dashurinë që i rrethonte të dy, ishte një lidhje e jashtëzakonshme,” eshtë shprehur Elton John, i cili dhe vetë e ka cilësuar “Your song” si krijimin më të mirë të tij.

Top Channel