Arilena Ara dhe Popi Kola

Popi Kola, menaxheri i këngëtares së njohur Arilena Ara, ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Në një intervistë ekskluzive ai foli gjatë për karrierën mbi 20 vjeçare, bashkëpunëtorët e ngushtë, prapaskenat e Festilavit të 58-të si edhe marrëdhënien e shumëpërfolur me Arilenën.

Teksa Popi e quajti “fëmijën” e tij, këngëtarja e surprizoi përmes një lidhje “Skype”, nga ku nuk ngurroi t’ia shprehte si rrallëherë dashurinë.

“Është vërtet shumë e vështirë të flasësh për Popin, është një sfidë për mua dhe nuk është e lehtë. Nuk ekzistojnë fjalë apo ndjesi të artikuluara që mund të shprehin dashurinë, respektin dhe adhurimin që kam për atë njeri të mrekullueshëm që sot ke fatin ta kesh në studio”, u shpreh ajo.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel