Luana Vjollca po korr suksese të mëdha, me dy nga angazhimet më të fundit të saj.

Kënga e saj, “Locos”, e sjellë si bashkëpunim me këngëtarin latin Jay Santos, numëron miliona klikime në “Youtube” dhe gjithashtu emisioni i drejtuar prej saj “Shiko Kush Luan”, është një nga më të ndjekurit në ekranin e “Top Channel”.

Edhe pse është tepër e zënë për shkak të angazhimeve të shumta, Luana herë pas herë mban të përditësuar fansat me foto të shumta. Së fundmi moderatorja ka publikuar disa foto ku shihet brenda një makine luksoze “Rolls Royce”, e nuk ngurroi të jepte një mesazh.

“Duajni veten”, shkroi Luana krahas fotos së publikuar.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel