Maliq/ 60-vjeçari bie nga çatia e banesës, merr plagë të shumta në trup

26/10/2020 15:07

Një shtetas në fshatin Rrembec të Maliqit ka rënë nga çatia e banesës së tij.

Burimet bëjnë të ditur se shtetasi i moshës 60-vjeçare ishte duke punuar në çatinë e banesës së tij, ku ka rrëshqitur e për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup.

Menjëherë pas ngjarjes, 60- vjeçari Bajram Tome është transportuar në spital, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Top Channel