Shtatë anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi, dhe stafi teknik ndihmës në rastin më të mirë, nuk kanë arritur të gjejnë shkeljet e ligjit nga ana e noteres Sonila Betja.

Në rastin më të mirë mund të quhet paaftësi në verifikimin e figurës së kandidates për anëtare të gjykatës kushtetuese. Por duke parë që këta anëtarë të këshillit të emërimeve në drejtësi kanë marrë përsipër të anashkalojnë përcaktimet e Kushtetutës dyshimet janë se nuk ka më paaftësi por një skemë e mirëllogaritur për të çuar në Gjykatës Kushtetuese një jurist e cila dukshëm është pozicionuar politikisht si militante e Presidentit dhe LSI.

Po cila është shkelja e noteres që nuk e gjeti dot KED. Zonja Sonila Ibrahimi Betja në vitin 2011 ka hapur në qendrën kombëtare të bizneseve aktivitetin si notere për të cilat ajo ka bërë edhe deklarimet çdo vit të bilancit kontabël. Këto janë të dhënat që noterja ka dorëzuar vetë vit pas viti dhe ku tregohet se në seksionin e quajtur fitim/humbjet ajo shënon 5.2 Milionë lekë të reja ndërsa në vitin 2017 4.49 lekë të reja. Por për vitin 2018 noterja nuk ka bërë asnjë deklarim dhe për më tepër e ka mbyllur këtë license, ndërsa kishte nisur të punonte me një license të dytë.

Se çfarë ka dashur të fshehë noterja me këtë skemë, ende nuk është zbardhur, por ajo është regjistruar në listën e bizneseve që nuk kanë dorëzuar bilancet. Kjo është lista. Noterja është 29 muaj me vonesë dhe hapi i parë sipas ligjit është gjobitja. Të gjithë këtë parregullsi nuk e verifikoi KED edhe pse ishte detyrë sipas ligjit. Në raportin e KED për noteren tregohen edhe institucionet publike dhe private ku ishin marrë informacionet për të verifikuar pastërtitë e figurës, në listë janë edhe oshe për të parë nëse ka paguar dritat, ujësjellësi për ujin, por edhe zyra e tatimeve ku lehtësisht mund të gjendej parregullsira.

Top Channel