21:39
Pezullimi i Luan Dacit/ Gjykata i komunikoi vendimin, avokatët: Do ta ankimojmë
Të dielën , Gjykata e Posaçme i komunikoi Luan Dacit, anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, masën e pezullimit nga detyra, vendim ky i marrë që në datën 20 Maj. Luan Daci, u mor në përgjegjësi penale nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale, falsifikim i dokumentave, pasi ai në aplikimin e tij në vitin 2017, për ty bërë pjese e KPA-së, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij më herët është marrë një masë disiplinore “Largim nga puna”.