“Shembja brutale”/ Meta publikon këngën italiane, homazh për Teatrin Kombëtar

25/05/2020 10:19

“Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Evropë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art”, shkroi presidenti Ilir Meta, në një postim në Facebook.

Më tej vijoi:

“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit. Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. ??

Shqipërimi i këngës:

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?
E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!
Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?
Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti
Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?
Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm
Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.
Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.
Përse? Përse? Përse?
Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti
Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?
Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar
Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit
Përse? Përse? Përse?
E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri
Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte
Fikët një qiri
Fikët një flakë!
Që na jepte jetë të gjithëve … ne!

 

Top Channel