Largohet nga Përputhen, Denisi lë mesazhin e veçantë për emisionin

24/05/2020 19:03

Pas mospërputhjes me Edonën dhe refuzimit të Margaret, Denisi, një ndër djemtë më të përfolur në Përputhen, është larguar sot nga emisioni.

Edhe pse me një kohë fare të shkurtër në emision ai ka mundur të evidentohet dhe të kthehet në një prej personazheve të Përputhen.

Me një mesazh emocionues në Instagramin e tij, Denisi është larguar me përshtypjet më të mira për Përputhen dhe produksionin e së Diellës!!

“Hyrja ime ishte vetëm, por dalja është plot me njerëz”, shkruan ai në postimin e tij!

Episodin më të fundit të Përputhen e shihni në linkun më poshtë!

Top Channel