“Jam thellësisht e tronditur dhe e zemëruar”, Katy Perry kundër Shtëpisë së Bardhë: Muzika ime nuk është për të festuar dhunën 26/07 18:20
Një tërmet me magnitudë 5,1 të Rihterit ka goditur provincat Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në perëndim të Iranit, njoftoi Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Televizioni shtetëror iranian ende nuk ka informuar lidhur me dëmet apo viktimat e mundshme nga ky tërmet.
Qendra Sizmologjike dhe e Gjeofizikës e Universitetit të Teheranit tha se tërmeti goditi në orën 13:14, sipas kohës lokale, me një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Irani gjendet mbi pllaka tektonike dhe tërmetet janë të zakonshme në këtë shtet.
Top Channel