Lila zbulon kushtin që i ka vendosur komshiut Sadiku, ‘mos më trokit për farë kosi”

24/05/2020 16:51

Mbrojtësi i kombëtares Andi Lila, ishte i ftuar në emisionin “E Diell”. Produksioni i “E Diell”, kishte organizuar një drekë Bajrami me personazhe publike t që agjërojnë.

Lila tregoi një histori interesante në lidhje me Sadikun ku tregoi se e ka komshi dhe se kishte pas një kusht për të para se të blinte apartamentin.

“Sadiku kishte blerë më para apartament tek ai pallat. Por unë tani që të blija një apartament atje kisha një kusht për Sadikun. Ai nuk duhet të trokasë asnjëherë në shtëpinë time për të kërkuar farë kosi”, tha me humor Andi.

Top Channel