Bylykbashi: Duke nisur nga sot, “gjendja e fatkeqësisë natyrore” dhe masat janë antikushtetuese

25/05/2020 10:01

Me anë të një statusi në “Facebook”, ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi shprehet se që nga dita e sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqësisë natyrore” dhe masat e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama janë anti-kushtetuese.

Teksa citon nene të kushtetutës, Bylykbashi shprehet ndër të tjera se, qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore më 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli ‎deri më 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Rimerrni te drejtat tuaja!

Qe nga e diela sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqesise natyrore” dhe masat e jashtezakonshme te Kryeministrit Edi Rama jane ANTIKUSHTETUESE. Mbajtja e ketyre masave pertej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqesise natyrore me shume se nje muaj pa nje vendim te ri.

Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES se shqiptareve dhe te gjitha lirive te tjera nga Kryeministri Rama, qe nga dita e sotme 24 maj, ‎e ne vazhdim eshte antikushtetues.

Qeveria duhej te kerkonte shtyrje te re 30 ditore me 23 maj, te raportonte ne Parlament per masat e ndermarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, te deshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 dite te tjera gjendja e fatkeqesise natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo eshte arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhenia e qeverise dhe jo tekat e Rames ne 22.00 te nates ne Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t’ju mbroje te drejtat nga qeveria por harrojeni qe ky Parlament si shtupe lecke ne duart e Edi Rames t’ju mbroje.

Statistikat e Covid 19 nuk justifikojne rrembimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama. Qytetare, refuzoni qe “distancimi ‎social” i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundesia e tyre per t’u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje LIRINE TUAJ TE LEVIZJES‎! Rimerrni te drejtat dhe lirite tuaja!

Top Channel