Këngëtarja e njohur tregon se si ktheu mamanë nga ortodokse në myslimane

24/05/2020 16:59

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ishte e ftuar në emisionin “E Diell”. Ajo  është një nga personazhet e famshëm, që e ka agjëruar muajin e Ramazanit. Madje, pak ditë më parë, në Natën e Kadrit, ajo i bëri thirrje të rinjve që të luteshin tek Zoti

Por, mision për Çiljetën, ishte dhe të konvertonte mamanë, nga ortodokse në myslimane. Ajo rrëfen, se i ka kërkuar të ëmës të thotë shehadetin, (në Islam, nëse thua shehadetin, do të thotë që bwhesh mysliman) dhe ajo e ka thënë këtë gjë.

Po ashtu, këngëtarja zbuloi se së bashku me mamanë edhe është falur.

“I thash mamit, thuaj shehadetin. E tha ajo. I thash tani të bëra myslimane.  E kam ulur dhe mamin në sexhde, është falur me mua”, tregon Çiljeta.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel