Dusseldorfi “flirton” me fitoren, Kolni zgjohet në fund dhe merr një pikë në shtëpi

24/05/2020 23:06
Mark UTH (K) scored the goal for 1: 0, action, penalty, penalty kick. Soccer 1.Bundesliga, 26.matchday, FC Cologne (K) - FSV FSV FSV Mainz 05 2: 2, on May 17th, 2020 in Koeln / Germany. Photo: Anke Waelischmiller / SVEN SIMON / Pool For journalistic purposes only! Only for editorial use! According to the requirements of the DFL Deutsche Fuvuball Liga, it is prohibited to use or have photos taken in the stadium and / or photos taken by the game in the form of sequence pictures and / or video-like photo series. DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and / or quasi-video. ¬ | usage worldwide

Fortuna Dusseldorf “flirtoi” me fitoren në transfertën e “Rheinenergiestadion” ndaj Kolnit, pasi kaloi në avantazh të dyfishtë, por pësoi dy gola në minutat e fundit të takimit dhe nuk mori më shumë se një pikë.

Karaman ka kaluar në avantazh miqtë nga Dusseldorf në minutën e 41-të, ndërsa vendasit e Koln patën mundësi të barazojnë në fillim të pjesës së dytë, por sulmuesi Uth gaboi nga pika e penalltisë.

Atë që nuk e bënë vendasit me Uth nga 11-metrat, e bëri Fortuna Dusseldorf, që në minutën e 61-të shënoi edhe golin e dytë me anë të Thommy, duke krijuar iluzionin se do të merrte tre pikët në këtë transfertë.

Megjithatë Koln nuk u dorëzua dhe rihapi takimin në minutën e 88’ me anë të Modestes, ndërsa në minutën e parë shtesë ishte Cordoba që shënoi golin e barazimit, duke u dhënë një pikë të vlefshme të tijve.

Java e 27 e Bundesligës gjermane do të mbyllet nesër në mbrëmje, me sfidën mes Werder Bremen dhe Borussia Monchengladbach, ku vendasit do të luajnë një nga shanset e pakta që kanë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Top Channel