Live Gjermani-Paraguai/ Nuk ka fitues as në shtesë, skuadra që kalon më tej do të vendoset nga penalltitë (Video)
Kampionati francez është një nga të paktët në Europë që ka vendosur për ndërprerjen përfundimtare të sezonit 2019-2020, pasi një vendim i qeverisë së Francës bëri që të ndaleshin të gjithë aktivitetet sportive deri në muajin shtator.
Shkak u bë përhapja me shpejtësi e koronavirusit, por vendimi i qeverisë francize u kritikua nga UEFA, ndërsa së fundi ka qenë edhe presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas që tha se në Francë gjithcka ishte bërë në mënyrë të nxituar.
“Ndalja e Ligue 1 ishte një zgjedhje prej idiotësh të vërtetë. Është paradoksale kur mendon që një vend si Spanja, shumë më e goditur se ne nga a=koronavirusi, reflektoi dhe gjeti mënyrën për t’u rikthyer në fushë. Na u kërkuar durim dhe u hartua një protokoll sanitar, që ne në kampionatin francez as që nuk patëm mundësi ta shohim. Ky është një skandal i vërtetë”, tha Aulas.
Lyoni ishte në fazën cerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku mposhti me rezultatin 2-1 Juventusin në ndeshjen e parë në Francë dhe ndeshja e kthimit pritet të luhet vetëm në muajin gusht, ndërsa Aulas e pranon se sfida përballë bardhezinjve do të jetë shumë e komplikuar.
“Në ndeshjen e Championsit ndaj Juves do ët paraqitemi me të dyja këmbët të lidhura dhe me kokën e lodhur nga pushimi i gjatë. Ata do të nisin të luajnë në muajin qershor dhe ne do të jemi pushim, ndaj do të jetë e vështirë përballja me ta”, tha bosi i klubit francez.
Top Channel