Kapitulli i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siç e quan ai vetë, “Iluzione në sirtar”.

Vendin kryesor e zënë kujtimet e autorit për një periudhë prej afër shtatë vjetësh, kur ai ka jetuar më së shumti në SHBA. Për herë të parë, në këtë libër, na shfaqen portrete shqiptaro-amerikanësh të fushës së letrave, miq e të njohur të dikurshëm të autorit, ndër ta edhe figura të shquara. Si dhe organizimet, veprimtaritë e tyre, në Nju-Jork apo Detroit, mjediset mikpritëse të një bote “të shpërngulur” shqiptare etj.

Ashtu siç e përshkruan edhe vetë shkrimtari në librin “Kapitulli i Amerikës” lëviz një galeri e tërë personazhesh publikë, me emër të përveçëm, që jeta e deshi të ishin pjesë e momenteve të rëndësishme që Kongoli përjetoi gjatë periudhës që përshkruan në libër. Mjeshtëria e tij letrare ndihet në çdo faqe të këtij libri. “Kur më kanë pyetur se cili nga librat është më i rëndësishëm fillimisht nuk isha në gjendje të bëja në një përcaktim të tillë. Por para pak kohësh kam kuptuar se është “Kapitulli i Amerikës” sepse është më i vërtetë. Ideja më lindi si ngacmim që të bëja diçka për periudhën time në Amerikë. Pasi kalova dy operacione të vështira mu zgjua më shumë kjo ide dhe kur u bëra më mirë mu poq mendimi që ta bëja këtë”, u shpreh Kongoli në për Vitrinën e Librit. “Gjithmonë kam pasur një parim për rastet kur më thonë se më këtë libër nuk kam bërë diçka të mirë, nuk i pyes sepse fakti është domethënës. Kapitulli i Amerikës është një libër mirënjohjeje, kam ndjerë detyrimin për të shprehur mirënjohjen time ndaj atyre që ndikuan që unë të shkruaj këtë libër. Ajo që nuk më ka pëlqyer si tipar i imi është mirësjellja e tepruar ndaj njerëzve dhe për këtë nuk kam çfarë të bëj edhe pse nga të tjerët shpesh është keqkuptuar, është marrë si dobësi në një mjedis të egër siç është mjedisi ynë”.

Për herë të parë, gjithashtu, në këtë libër Kongoli përshkruan hollësisht peripecitë e pabesueshme, me të cilat u përball pas një sëmundjeje të rëndë. Dhe rikthimin në jetë përmes një aventure të re, siç e quan ai romanin e tij më të fundit “Gënjeshtarë të vegjël”.

Detaje për librin

Lloji i botimit Paper back
Fletët 365
V. Bot 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Numri i botimeve I parë
Roman Autobiografik

 

Top Channel