E papritur: Ylli Baka ka diçka për të thënë për Bes Kallakun

24/05/2020 21:20

I ftuar në emisionin “E Diell”, ishte këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka. Këngëtari dhe aktori i humorit Bes Kallaku, kanë bërë disa bashkëpunime muzikore bashkë, për këtë arsye ato ruajnë një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, Gazetari Ervin Kurti pyeti Yllin nëse Besi do ta ftojë të marrë pjesë në filmin e tij të dytë, sepse në të parin këngëtari nuk ishte i pranishëm.

Ylli tha që e pret një ftesë nga “Loku”, siç e etiketoi ai Besin, sepse sipas tij aktori nuk e harron lehtë “xhaketën e vjetër” (I referohet vetes).

Top Channel