A ke menduar erotikisht për Brikenon?”/ Margaret: Nëse do të ishte…

24/05/2020 16:24

“PërPuthen” në rubrikën “E Diell”, ka qenë në risi e vërtetë këtë sezon. Konkurrentët e saj, kanë arritur që të rrëmbejnë zemrat e të gjithë publikut.

Margaret, konkurrentja më e re që i është bashkuar panelit të vajzave, këtë javë, ishte në takimin e dytë me Brikenon. Takimi i tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u pranua nga të dyja palët. Mirëpo, një detaj që nuk i shpëtoi opinionistit të emisionit Olti Currit, ishte kostumi i kuq i Brikenos.

Olti, rikujtoi se Devi (njëri nga konkurrentët), i cili javën që lamë pas zhvilloi një takim me Margaret, po në takimin me këtë të fundit, ishte veshur me një kostum të kuq. Rreth këtij detaji e drejtoi pyetjen Olti, i cili pyeti Margaret se a mendoi në mënyrë erotike, kur pa Brikenon me kostumin e kuq. Margaret sqaroi se jo, sepse me një përparëse veshur (të cilën Brikeno e kishte veshur në një moment për t’i shërbyer Margaret, në lokalin që apo po zhvillonin takimin), ai në sytë e saj ngjasonte më shumë me një kuzhinier. Por pranoi se nëse do të ishte veshur me një kanatjere, atëherë edhe mund të mendonte erotikisht.

“Ma ndaloi atë pjesë të mendimit, por e pashë me përparëse dhe mu duk si kuzhinier. Po të ishte me kanatjere edhe po. Ndërsa në ato momente, nuk shikova diçka erotike”, tha Margaret.

Top Channel