FOTO/ Mijëra njerëz në plazhe, britanikët nuk duan t’ia dinë për koronavirusin

24/05/2020 22:25

Temperaturat e larta, kanë bërë që britanikët të popullojnë plazhet këtë fundjavë. Ato duken se kanë harruar për disa momente koronavirusin dhe janë parë duke shijuar rrezet e diellit dhe ujin e detit.

Megjithatë, autoritetet kanë shprehur hapur shqetësimin e tyre, në lidhje me këtë dyndje të madhe njerëzish drejt plazheve. Ato e shikojnë këtë gjë si një përhapje të mundshme të COVID-19.

“Ne kemi hapur tualetet në plazhe, në mënyrë që të inkurajojmë larjen e duarve dhe të ndihmojmë për të menaxhuar rrezikun e koronavirusit. Njerëzve dhe turistëve u bëj thirrje që të shmangin plazhet. Ne nuk mundemi t’ju ndalojmë ju të shkoni në plazhe, por ju këshillojmë të qëndroni larg dhe të shpëtoni jetë”, u shpreh këshilltari Carl Smith.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel