Dikur bashkë tek “Missi”, por tashmë marrëdhënia mes balerinës Alesia Bami dhe ish banores së Big Brother Xhensila Per, duket se është krisur. Kjo, pasi në një intervistë Xhensila ka thënë se Alesia për të është moderatorja më e pa aftë dhe teksa prezanton, duket sikur  është në kafe.

Në “E Diella Proces”, ku Alesia është pjesë së bashku me Edi Manushin ajo dha një sqarim për këtë deklaratë.

Alesia tha se gjithsecili është aty ku e meriton. Madje shprehet dhe e lumtur nëse emri i saj të tjerëve i shërben.

“Unë realisht mendoj, që gjithsecili është aty ku e meriton. Unë kam vendin tim ajo të sajën. Më bëhet shumë qejfi dhe e falenderoj atë vajzën, për faktin sepse kisha 24 orë pa dalë në portal dhe më doli prap. Deri në momentin që emri im i shërben jam shumë e lumtur”, tha balerina.

Top Channel