Prej xhelozisë! Tmerr në Itali, shqiptari plagos me armë dhe më pas gjuan me thikë gruan e tij

25/05/2020 09:31

Në provincën e Vareses në Itali, saktësisht në Malnate, një 48-vjeçar shqiptar ka goditur fillimisht me pistoletë dhe më pas me thikë gruan e tij 40 vjeçe.

Çifti ndodhej në makinë kur ndodhi ngjarja dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se sherri ka ardhur për arsye xhelozie. Në fillim burri e qëlloi me pistoletë gruan, ku kjo e fundit doli nga makina për të kërkuar ndihmë, por 48-vjeçari e ndoqi dhe e qëlloi me thikë.

Fatmirësisht plagët e marra nuk kanë rezultuar fatale për 40-vjeçaren, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë burri është arrestuar nga policia, teksa efektivët po përpiqen të rindërtojnë skenën nga dëshmitë e marra për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel