Komshinj në një pallat/ Ja për çfarë “grinden” Dorina Mema dhe Andi Lila

24/05/2020 20:22

Modelja e fitness-it Dorina Mema dhe mbrojtësi i kombëtares Andi Lila, zbuluan në “E Diell” se banojnë në të njëjtin pallat. Mirëpo kush banon në pallat e dinë mirë që një burim “grindje” mes komshinjve është dhe ashensori. Pikërisht ky i fundit është bërë objekt “debati” mes Andit dhe Dorinës.

Për shkak të koronavirusit, nuk lejohet që dy persona njëherësh të përdorin ashensorin. Por siç duket Andi gjithmonë është treguar më i shpejtë dhe ja ka “rrëmbyer” ashensorin modeles.

Dhe kjo e fundit thotë se gjithmonë është detyruar për të pritur pesë minuta, për të përdorur mjetin lëvizës.

Natyrisht e thënë kjo në formën e një shakaje.

Top Channel