Në mesin e koronës/ Japonezët i kthehen insekteve

25/05/2020 11:52

Në mesin e pandemisë së koronavirusit, për të cilin dyshohet se mund ta ketë pasur origjinën në një treg kafshësh të gjalla në Wuhan të Kinës, japonezët po i kthehen përdorimit të insekteve në ushqim.

“Në këtë tenxhere, kemi 10.000 bulktha me të cilët do të përgatisim lëng supe për 100 pjata. Dua që të gjithë të njohin kënaqësinë e konsumit të insekteve, në mënyrë që ato të trajtohen me të njëjtin respekt në ushqim si kafshët dhe bimët”, tha shefi i kuzhinës.

26 vjeçari Shinohara, i cili nuk e quan veten nje shef profesionist kuzhine, i përdor bulkthat në lëng supe, në lëngun e sojës e madje dhe në makarona.

Nga ana tjetër, ato shërbehen dhe të skuqura. Njërëzit I kanë ngrënë insektet për mijëra vjet dhe ato përdoren si ushqim në disa vende të Azisë, Afrikës, Amerikës Latine e Oqeanisë, por në perëndim, kultura e refuzimit të tyre si ushqim, mbetet mjaft e fortë.

Top Channel