Partnerja e Crouch flet hapur: Nuk kryenim marrëdhënie, e urreja burrin

25/05/2020 12:07

Gruaja e ish-sulmuesit të njohur anglez ,Peter Crouch zbuloi se gjatë shtatzanisë, e urrente partnerin e saj dhe nuk e lejonte të kryenin marrëdhënie seksuale.

Abbey Clancy u shpreh :

“Për plot 7 javë nuk flisnim me njëri-tjetrin, ishte periudha kur isha shtatzënë me Jack. Peter (Crouch) sapo kishte dalë në pension dhe unë mendoja se do të kalonim mirë bashkë, do të shkonim me pushime, do të provonim ushqime në të gjithë botën.

Ashtu ishin planet, por ai ishte më i zënë se gjatë kohës kur ishte futbollist. Isha aq e zemëruar me të sa nuk e lija as të kryenim marrëdhënie seksuale”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel