Dhjetë viktima të reja nga COVID-19 në Gjermani

25/05/2020 11:45

Gjermania ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 10 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 8,257, tha Instituti gjerman Robert Koch. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani është 178.570.

Të hënën ky vend ka lehtësuar masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoraneve.

Gjermania ka miratuar një paketë fillestare shpëtimi me vlerë më shumë se 750 miliardë euro, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë në ekonomi.

Vendi është zhytur në recesion pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009.

Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Top Channel