E hënë, 21 Shtator 2020
18:13
Modelja që humbi 50kg për t’u bërë Miss Britania: Nuk është turp t’i quash njerëzit obezë

26 vjecarja britanike Jen Atkin, e cila më parë peshonte 115 kg para se të luftonte dhjamin për t’u bërë modele, thotë së fundmi se ekspertët e kanë gabim që ndalojnë abuzimin verbal ndaj të shëndoshëve pasi ato fraza kanë qenë vetë frymëzimi i saj.

18:11
​Vidal: Faleminderit, Barcelonë!

Arturo Vidal ka lëshuar një mesazh lamtumirës drejtuar Barcelonës pasi u largua për t’iu bashkuar Interit.

18:11
Itali/ Ndërrojnë jetë 17 persona nga COVID-i, 1350 të prekur gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e  vdekjeve  në 35.724 persona.

18:05
E majtë apo e djathtë?! Ja çfarë është Rudina Hajdari

E ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte deputetja Rudina Hajdari.

18:01
Maqedonia e Veriut/ 7 persona ndërrojnë jetë, 45 të prekur me COVID gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 552 teste për COVID-19 dhe prej tyre 45 persona kanë rezultuar pozitivë.

17:57
Rudina Hajdari tregon në “Top Talk” burimin e financimit të “Nismës Thurje”

Pak kohë më parë, deputetja Rudina Hajdari lajmëroi vendimin se tanimë bën pjesë e “Nismës Thurje”.

17:53
(Fotot) ‘Njolla bari gjithandej’/ Gucci nxjerr xhinset që po “shokojnë” botën, çmimi marramendës…

Në kulmin e krizës globale, firma e njohur Gucci ka zgjedhur një fushatë të çuditshme marketingu, e cila ngjalli debat të madh në mediat sociale dhe jo vetëm.

17:43
​Ali Ahmeti takon ambasadoren amerikane: SHBA mbetet aleati ynë më i fuqishëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot ka realizuar një takim pune me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes, me të cilën ka biseduar mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut në integrimet euroatlantike, duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen, si dhe drejtimin e vendit drejt BE-së.

17:42
Rrëmbehet i vdekuri nga spitali, dyshohej me COVID-19

Në një spital të Maqedonisë së Veriut është rrëmbyer një i vdekur nga familjarët e tij, pasi viktima ishte pranuar në qendrën spitalore në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, presion të lartë të gjakut dhe ethe.

17:37
Gjyqi i Spice Girl/ Ish i dashuri: Psikopate me mendje të helmuar

Ish anëtarja e grupit të famshëm muzikor të vajzave Spice Girls, MEL B po lufton një betejë të ashpër ligjore me ish-të dashurin për kujdestarinë e vajzës së tyre nëntë-vjeçare Madison.

17:34
Luis Suarez afër marrëveshjes me Atletico Madrid

Luis Suarez është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për një transferim te Atletico Madridi, shkruan “Mundo Deportivo”.

17:33
Fotot/ Nora Istrefi një yll Hollywood-i, mbi 2 mijë euro për një veshje

Këngëtarja Nora Istrefi njihet për elegancën e saj dhe rrobat e shtrenjta që preferon të veshi.

17:22
“Do të përfundoj e vdekur”/ E reja bie nga makina që po udhëtonte me shpejtësi të madhe

Një video me përmbajtje të rrezikshme është duke qarkulluar në rrjete sociale. Në të shihet një vajzë, e cila qëndron e ulur në pjesën e xhamit të makinës, pavarësisht faktit që automjeti që ajo po udhëtonte po lëvizte me një shpejtësi prej 110 km/ h.

17:19
Rudina Hajdari në Top Talk: Propozimi i PS-së për hapjen e listave është truk. Padi në Kushtetuese nëse miratohet

Deputetja Rudina Hajdari ka lobuar me forcë që në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 25 prill, të 2021-it, të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor.

17:13
Fotot/ Jonida Vokshi prezanton për herë të parë vajzën e vogël

Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi janë bërë prej kohësh prindër për herë të parë

17:12
​Zidane: Nuk kam probleme me Luka Joviçin

Real Madridi e ka filluar edicionin e ri 2020/21 me një barazim 0-0 në udhëtim te Real Sociedadi dhe me një pamje të re në formacionin startues. Martin Odegaard startoi për Real Madridin në rolin e numrit 10 në rreshtimin 4-2-3-1, derisa Casemiro nuk pati vend në formacionin titullar.

17:01
Oktoberfest/ Grumbullimet ilegale të birrës sjellin frikën e përhapjes së koronavirusit në Gjermani

Ekspertët paralajmërojnë se megjithë anullimin e sivjetshem, festat ilegale të Oktoberfest mund të shkaktojnë valën e dytë të koronavirusit në Gjermani.

16:57
Ambasadori britanik takim me kreun e BKH-së: Ngritja e Byrosë, lajm i keq për ata që s’respektojnë ligjin

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u takua ditën e sotme me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në zyrën e saj.

16:57
Ekspertët në Britani/ Presim 50 mijë raste në ditë

Britania e Madhe mund të regjistrojë 50 mijë raste të reja koronavirusi në ditë deri në mes të tetorit, nëse nuk do të vendosen kufizime të reja – paralajmëron këshilltari kryesor shkencor i qeverisë.

16:54
​Neville: Me dyshen Lindelof – Maguire, Unitedi ta harrojë titullin

Manchester United nuk do të mund ta fitojë titullin e Premier Ligës me dyshen e mbrojtjes Victor Lindelof and Harry Maguire, ka thënë ish-reprezentuesi i Anglisë, Gary Neville.

16:52
​Klopp kritikon ashpër njërin nga anëtarët e stafit pas kartonit të kuq ndaj Christensen

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp u shfaq shumë i pakënaqur me njërin nga anëtarët e stafit të tij teknik, kur mbrojtësi i Chelsea, Andreas Christensen u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Sadio Mane.

16:51
Kur do të fillojë Superliga? Ekipet e futbollit do të ndryshojnë listën e kërkesave për qeverinë

Pas debateve në distancë mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe përfaqësuesëve të qeverisë për ndryshimet e reja në paketën ligjore dhe veçanërisht në pjesën fiskale, palët janë ulur në një tryezë diskutimi.

16:50
Ishte duke përdorur telefonin teksa po udhëtonte me makinë, e reja përplas vjehrrin…

Një shofere në Britaninë e Madhe, ka përplasur me makinë një të moshuar që ishte duke kaluar rrugën në vizat e bardha, duke mos e ditur që i lënduari ishte vjehrri i saj.

16:45
“Përputhen” thyen rekorde shikueshmërie në Youtube, 10 milionë klikime në vetëm 10 puntata

Reality show “Përputhen” në ekranin e Top Channel ka bërë namin në Youtube duke arritur 10 milionë klikime në 10 puntatat e para të tij.

16:44
Rama mbledh drejtuesit politik të PS në qarqe, ja kush e zëvendëson Vangjush Dakon

Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe.

16:27
Zbulon sekretin e të pasmeve “perfekte”, ja çfarë trajtimi bën Demi Rose (FOTO)

Demi Rose njihet për format e saj trupore, falë të cilave ka arritur të grumbullojë rreth 15 milionë ndjekës në Instagram.

16:27
Berati me landfill të ri/ Kryeministri Rama inspekton punimet e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama, këtë të hënë inspektoi punimet për ndërtimin e landfillit të ri të mbetjeve në Berat.

16:22
Dëmtohet rruga e re në Belsh/ U ndërtua vetëm 10 vite më parë, u shemb dhe e mori lumi

E ndërtuar rreth 10 vite më parë, rruga që lidh Peqinin me Belshin ka pësuar dëmtime të rënda.

16:22
Infektohen 150 persona të tjerë, shënohen sërish viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 150 persona të tjerë me Covid-19.

16:21
Dokumentet e reja zbulojnë $2trilionë aktivitet financiar korrupsioni në SHBA

Mes të përmendurve është Paul Manafort ish-strategu politik i Donald Trump

16:19
Detergjenti i rrezikshëm në treg/ Bashkimi Evropian: Ace përmban lëndë të rrezikshme

Nuk ka shtëpi, që nuk e përdor Ace-n. Veçanërisht gjatë muajve te pandemisë, klori u bë një element i rëndësishëm i pastrimit dhe dezinfektimit.

16:06
“Rrënjë Shqiptare” e Marin Mema, pas Shijakut e Tapizës inaugurojnë shtëpi edhe në Bubq

Kjo ishte shtëpia e familjes Korriku vetëm pak muaj më parë në fshatin Bubq të bashkisë Krujë.

15:57
Në bregdet u grabit 54 hektarë tokë/ Skema që ndryshoi vendimet e gjykatave. U pranua si provë dokumenti i avokatit

Një sipërfaqe prej 54.6 hektarë tokë u kaluar në pronësi disa personave të dënuar nga gjykata për falsifikimin e dokumentave.

15:53
Qindra emigrantë në Greqi të infektuar me koronavirus

Më shumë se 240 emigrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos, janë infektuar me koronavirusin e ri, tha të hënën Agjencia e Shëndetit Publik në Greqi.

15:50
Përurohet shtatorja e Ahmet Krasniqit në Vushtrri, thirrje për zbardhjen e vrasjes së kolonelit

Nga sot një prej shesheve të qytetit të Vushtrrisë do të mbajë emrin e kolonel Ahmet Krasniqit. Aty pranë, në të bronztë është ngritur edhe shtatorja e tij e cila u zbulua sot me nderime shtetërore. Në këtë aktivitet morën pjesë figura të larta shtetërore.

15:49
Ylli i Manchester City infektohet me virusin Covid-19

Pep Guardiola nuk do të mund të mbështetet tek shërbimet e mesfushorit Ilkay Gundogan pasi ai sot ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

15:47
Listat e hapura, paralajmërimi i PS-së: PD-LSI të sjellë propozimin, ndryshe do veprojmë të vetëm

Socialistët ftuan PD-LSI-në të depozitojnë në Kuvend draftin e tyre për hapjen e listave, në të kundërt Partia Socialiste do të vijojë punën e vetme për caktimin e rregullave të garës elektorale të 25 prilllit.

15:46
Vaksina ruse nuk është e sigurt, një në shtatë vullnetarë raportojnë efekte anësore

Vaksina ruse Sputnik V tashmë ka nxitur polemika në të gjithë botën pasi presidenti Vladimir Putin pohoi se “funksionon mjaft efektivisht”, – pa dhënë ndonjë detaj mbi studimin. Por tani, ministri i Shëndetësisë i vendit tha se një në shtatë vullnetarë që ishin pjesë e provës së vaksinës treguan efekte anësore.

15:41
Pesë sëmundjet më vdekjeprurëse te femrat pas kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

Tumori dhe sëmundja e zemrës janë shkaqet më të zakonshme të vdekshmërisë në gratë e moshës mesatare.

15:41
Operohet i sëmuri me Covid-19/ Pësoi trompozë në enët e gjakut në këmbë

Pacientët me Covid-19 që trajtohen në Infektiv shpesh bëjnë trompoza, pasi virusi prek enët e gjakut.

15:38
Presidenti Thaçi dekoron ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sapo është kthyer nga Turqia, sot do ta dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

15:33
Në shtëpinë e re pas tërmetit, Bashkia e Tiranës strehon familjet e pastreha në zonat rurale

Një vit më parë, familja Stafa në Picallë përjetoi një nga ditët më të vështira, kur shtëpia e tyre u rrënua brenda pak sekondave pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 21 shtatorit.

15:32
“Shihni si fshihen me gomë”/ Qytetari denoncon: “Kjo është cmenduri”! Votat për referendum në Itali bëhen me laps(Video)

Gjatë ditës së dielë në Itali u zhvillua një referendum për reduktimin e numrit të deputetëve në senat.

15:25
Një vit pas tërmetit/ Njerëzit kujtojnë traumën e madhe që shkaktuan lëkundjet

Teksa vëmendja muajt e fundit është përqëndruar te shpërthimi i infeksionit Covid-19, tërmeti i një viti më parë në 21 shtator ende nuk është harruar.

15:20
Gjobë kur dëmton kolonat e pallatit/ Një vit pas tërmetit, në Kuvend diskutohet ligji i ri për ndërtimet

Sot bëhet plot një vit nga tërmeti i 21 shtatorit dhe rreth 10 muaj nga goditja e dytë që mori vendi më 26 nëntor që lanë pas pasoja të mëdha në humbje jetë njerëzish dhe dëmtime në banesa në shumë qytete të vendit.”

15:11
Kosovë/ Dy të vdekur dhe 79 raste me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.

15:09
Sot një vit nga tërmeti/ Më 21 shtator 2019 lëkundjet plagosën mbi 100 persona

Kjo e hënë shënon 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit. Atë pasdite hyrja për në Urgjencën e Spitalit të Traumës ishte plot me ambulanca dhe makina të cilat sillni persona të plagosur që ishin hedhur nga ballkonet për t’i shpëtuar tërmetit.

15:08
Durrës/ Arrestohen tre persona, njëri prej tyre aksidentoi biçiklistin 70 vjeçar

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së hënë (20.09.2020) nga Polica e Durrësit.

15:03
Qindra balena në breg/ Australi, mision i madh shpëtimi

Të paktën 25 balena mendohet se kanë ngordhur ndërkohë që aktivistët kanë nisur një operacion të madh shpëtimi, për 250 të tjera, pranë brigjeve të Tasmanisë.

14:58
Motoristi që ndali thirrjet anti shqiptare në Shkup tregon se përse ktheu motorin kur dëgjoi thirrjet kundër shqiptarëve

Adnan Abdulla, është bërë shumë i famshëm mes shqiptarëve për shkak të një video që të afermit e tij rregjistruan në Shkup. I hipur mbi një motor Harley dhe me flamurin kuq e zi, ai ndaloi përballë një grupi të rinjsh sllavë që brohorisnin në kor, Shqiptar i mirë, shqiptar u vdekur.

14:50
Ambasadori hungarez në Kosovë: Kosova i ka përmbushur të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës ka prtiru në një takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Jozsef  Bencze me të cilin ka biseduar marrëdhëniet dypaleshë dhe për mundësinë e e thellimit të bashkëpunimit sidomos në arsim dhe ekonomi.

14:45
Kombinim 100%! Horoskopi i dashurisë, cili është shpirti yt binjak

Yjet kanë bindjen se secila shenjë e horoskopit arrin përputhshmërinë maksimale në një romancë me një tjetër shenjë specifike.

14:35
Liderja e opozitës bjelloruse takohet me ministrat e Jashtëm të BE-së

Liderja e opozitës së Bjellorusisë, Svetlana Tikhanovskaya, i kërkoi të hënën Bashkimit Evropian të tregojë guxim dhe të rritë mbështetjen për lëvizjen e saj.

14:27
Ushqimet më të këqija për trurin – Çfarë duhet të shmangni

Truri është gjithë kohës në punë. Ai përkujdeset për mendimet, lëvizjet, frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe shqisat.

14:26
Orban mbështet Trumpin në zgjedhjet e nëntorit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e mbështeti presidentin amerikan, Donald Trump, në garën e tij për rizgjedhje, duke thënë se rivalët e tij nga Partia Demokratike e kanë detyruar “imperializmin moral” në botë.

14:24
20 rastet kur natyra bëri që bota të përkulet para saj

Nëse mendoni se teknologjia është e fuqishme nëna natyrë na tregon të kundërtën.

14:19
Vetëvendosje kundër deklaratave të Trumpit: S’po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që në një tubim elektoral foli për “ndalje të vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë”, që paskan bërë krime të tilla kundër njëra-tjetrës “për shekuj me radhë”.

14:16
Franca në alarm! Gjysma e vendit, zonë e kuqe

Nga njëra anë shpërthim rastesh të reja, nga tjetra zbutje të disa masave.

14:16
Dhuna në Afganistan nuk ka të ndalur, pavarësisht bisedimeve të paqes

Të paktën nëntë ushtarë afganë u vranë pas një sulmi të militantëve talibanë.

14:14
Ambasadori izraelit në Serbi: Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, tha se nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë një gjë të tillë më 4 shtator.

14:02
Dielli nis ciklin e ri, priten njolla e stuhi diellore

Tani është zyrtare: Dielli ka hyrë në ciklin e 25 diellor. Në fakt, kjo ka ndodhur që dhjetorin e shkuar por janë dashur disa muaj analiza para se të konfirmohej nga ekspertët e NASA-s.

13:53
Po rritet bilanci i viktimave/ Si është situata në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.157 vdekje, në Brazil 363, ndërsa në Meksikë 235.

13:53
102-vjeçarja në SHBA/ I mbijeton Covid-it dhe gripit spanjoll

Pjesa më e madhe e njerëzve do ta konsideronin veten me fat të mbijetonin pasi të prekeshin nga një virus vdekjeprurës i një pandemie.

13:47
Porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ Burg pa afat për Erion Alibej

Prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar ” burg pa afat” për Erion Alibej i cili porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Edhe gjyqtarja Pajtime Fetahu ka pranuar kërkesën e Prokurorit dhe ka lënë në fuqi kërkesën e tij.

13:47
A mund të ndihmojë mbajtja e syzeve në mbrojtjen nga Covid-19?

Një studim i botuar së fundmi duke parë 276 pacientë në Spitalin Suizhou Zengdu në Suizhou, Kinë tregoi se ata që mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë ishin në rrezik dukshëm më të ulët për të marrë Covid-19 sesa ata që nuk mbanin syze.

13:45
Koronavirusi në Rusi, mbi 1.1 milionë të prekur

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.109.595, ndërsa bilanci i viktimave në 19.489.

13:38
Keidi Bare nuk ikën nga Spanja/ Nga Malaga te Espanyol

Ndryshe nga Armando Sadiku, Keidi bare nuk largohet nga Spanja. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare vendosi të lërë Malagën për të kaluar te Espanyoli.

13:37
Çmimet Emmy/ Kohë pandemie, ceremonia mbahet online

Schitt’s Creek, Succession dhe Watchmen ishin fituesit e mëdhenj të Emmy Awards, ceremonia e të cilëve u mbajt këtë vit në formë virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

13:30
Covid-19 në SHBA/ Shumë shpejt 200 mijë viktima

Edhe pse shënuan pak progres pas një verë të vështirë, pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po shkon sërish në drejtim të gabuar, ndërsa vendi po i afrohet 200 mijë viktimave të Covid-19.

13:27
Të dënuar për drogë e prostitucion/ Kush janë 5 të targetuarit e radhës nga OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

13:24
Si mund të numërohen 1.3 miliardë njerëz në mesin e një pandemie?/ Kina më 1 Nëntor nis regjistrimin e popullsisë

Si mund të numërohen 1.3 miliardë njerëz në mesin e një pandemie? Kina do ta zbulojë së shpejti këtë ndërsa vendi me popullsinë më të madhe në botë përgatitet të nisë censusin e shtatë kombëtar të tij më 1 nëntor.

13:20
Tensioni i gjakut/ Nivele optimale në disa hapa

Doni të jetoni më gjatë dhe të bëni një jetë më të shëndetshme? Një mënyrë për ta bërë këtë është mbajtja e tensionit të gjakut në nivele optimale, ndërkohë që mosha rritet.

13:14
Makina përplaset me trajlerin, një viktimë në Shkodër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Malësi e Madhe – Shkodër.

13:07
Britania e Madhe/ Covid, vendi në pikë kritike

Mbretëria e Bashkuar gjendet në një pikë kritike në të cilën mund të ndërmerren edhe masa më kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e covid 19.

13:03
Aksident fatal në Peqin/ “Benz-i” përplaset me motoçikletën, ndërron jetë në vend 77-vjeçari (pamje)

Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçari ka ndodhur në Peqin.

12:59
Grenell në Kosovë/ Pjesë e delegacionit amerikan

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell qëndron në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed.

12:57
Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë

Socialistët e Tiranës kanë ndezur motorët për t’i siguruar mandatin e tretë qeverisës Partisë Socialiste në krye të punëve të Shqipërisë. Burime nga Bashkia e Tiranës shprehen se kryebashkiaku Veliaj ka marrë vendimin për të rifreskuar disa nga drejtoritë e rëndësishme, me qëllim që ish drejtorët të angazhohen me kohë të plotë në fushatën zgjedhore, që duket se ka nisur që tani.

12:53
(Foto)/ Burri turk fotografohet duke ndjekur 23 vjeçaren

Një rast i një shtetasi turk teksa po përndiqte një vajze të re në rrugën “ Beyoslu Istiklal” është bërë publike nga mediat turke.

12:39
Britania do të gjobisë shkelësit e karantinës me 10 mijë paundë

Qeveria e Britanisë së Madhe do të gjobisë me 10 mijë paundë (13 mijë dollarë) personat që refuzojnë urdhrin për t’u izoluar ndërsa vendi regjistron rritje të infeksioneve me Covid-19.

12:32
Kosovë/ Gjendet një valixhe e dyshimtë, bllokohet një pjesë e rrugës “Bill Kllinton”

Policia e Kosovës sot ka marrë informatën për një valixhe të dyshimtë në rrugën “Bill Kllinton” në Prishtinë, duke bërë kështu që një pjesë e kësaj rruge të bllokohet.

12:28
Ferma eksperimentale/ Ish-luftëtari i UÇK që kultivon frutat e rralla në Dibër

Ish-luftëtar i UÇK-së, Zija Keshi sot është fermeri që kultivon bimë medicinale dhe fruta nga e gjithë bota.

12:27
Japonia ndihmon Kosovën me 800 mijë euro në luftën kundër Covid-19

Japonia i ka dhuruar Kosovës donacion një grant për implemtinim e programit të zhvillimit ekonomik dhe atij social në vlerë prej 800 mijë eurove, që do të ndihmojnë luftën kundër pandemisë Covid-19.

12:18
​Kosova dhe Shqipëria themelojnë qendër të përbashkët të trajnimeve

Në Administratën Tatimore të Kosovës, sot janë zyrtarizuar dy dokumente që i paraprin themelimit të Qendrës së Përbashkët të Trajnimeve, Kosovë -Shqipëri.

12:13
Fidel Ylli takim me presidentët e Superligës

Edhe pse në fillim presidentët e ekipeve të superligës shqiptare e kundërshtuan  takimin me të përzgjedhurin e qeverisë, Fidel Ylli.

12:05
Gjonaj kërkesë Kuvendit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor: Pengohet procesi për ngritjen e Gjykatës së Lartë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka dërguar Kuvendit një kërkesë për fillimin e një iniciative ligjore që të rregullojë nenin 149 të Kodit Zgjedhor pasi në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë, pasi parashikimet e nenit 149 paragrafi “a” dhe “b” bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese.

12:00
Vitrina e Librit – Unë, një libër autobiografik nga Elton John

‘Mrekullia e Rock & Roll-it qëndron tek fakti që dhe dikush si unë mund të shndërrohet në yll’

Elton John

11:53
Muriqi me covid! Debutimi me Lazio mund të presë

Vedat Muriqi duket se do të duhet të presë për të bërë debutimin e tij me skuadrën e tij të re, Lazion.

11:52
Mbledhja e përbashkët e qeverive, Prishtina dhe Tirana takohen të premten në Shkodër

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët të premten në Shkodër.

11:51
Ylli i muzikës flet për depresionin: E urreja të qenit e famshme!

Lady Gaga ka folur së fundmi për betejën e saj me depresionin dhe sfidat me të cilat është përballur për ta mposhtur. Në një intervistë për CBS Sunday Morning, 34-vjeçarja tha se Lady Gaga ishte “armiku” i saj më i madh, pasi ndihej e lodhur nga fama.

11:39
Bulqizë/ 3 punonjës të postës me Covid-19

3 punonjës në postën e lagjes së re në Bulqizë kanë rezultuar me Covid-19.

11:37
“Formulën s’e kemi shpikur ne”/ Balla pas mbledhjes së PS: Nuk humbim kohë, do dorëzojmë propozimet për Kodin në Kuvend. KP të gjejë gjuhën e përbashkët

Ka përfunduar mbledhja e përjavshme e PS dhe socialisti Taulant Balla në një linjë me kolegun tij Damian Gjiknuri në përgjigjen kthyer Rudina Hajdarit më herët, bëri me dije se shumë shpejt PS do të depozitojë në Kuvend propozimet për Kodin Zgjedhor.

11:32
FNSH dhe Renea “blindojnë” vendin/ Arrestohen 22 persona në 24 orët e fundit, sekuestrohen 203 kg lëndë narkotike

Pas vrasjeve të ndodhura gjatë javës së kaluar, Policia e Shtetit ka nxjerrë në të gjithë vendin 86 pika kontrolli në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara nga plani i masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

11:25
Foto/ Ledri Vula e krahason Sarën me “Kung Fu Panda”

Rep-aristi i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

11:23
Një vit pas tërmetit të 21 shtatorit, përfundon rindërtimi i banesave individuale të shkatërruara në Durrës

Në vazhdim pritet të rindërtohen edhe banesat e shkatërruara nga tërmeti i nëntorit. Sipas bashkisë, shtëpitë u ndërtuan dhe do të ndërtohen me kushte më të mira se të mëparshmet dhe me standarte sigurie.

11:21
​Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për nxënësit e Luginës së Preshevës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për librat në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës. Në mbledhjen e sotme në mesin e shumë vendimesh, ekzekutivi vendosi që paga e koordinatorit për dialogun, Skender Hyseni të jetë sa e një zëvendësministri, ndërkohë miratuan edhe plotësim ndryshimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Qeveritarët ndanë 2 milionë euro për regjistrimin e popullsisë në vitet 2021-2023. Derisa morën vendim edhe për kompensimin e delegatëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 1990.

11:12
Ndahen çmimet e 72-ta Emmy

Janë përcaktuar fituesit e Çmimeve Emmy 2020, të cilat cilësohen si “Oscar i Televizionit” në SHBA.

11:08
Pogradec/ Mbyllet fasoneria, 3 punonjës me covid. Dalin pozitivë edhe dy infermierë dhe një nxënës

Një fasoneri është mbyllur në Pogradec pasi kanë rezultuar pozitivë 3 punonjës ndërkohë që u është marrë tamponi edhe të tjerëve.

11:05
Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, bashkësia e gjashtë fetare

Qeveria e Kosovës miratoi plotësim-ndryshimin e Projektligjit për Lirinë Fetare, i cili parasheh që Bashkësia e Tarikateve të Kosovës të jetë bashkësia e gjashtë fetare, që përbën trashëgiminë historike, kulturore dhe shqërore të Kosovës.

11:00
“F**k you Erdogan”/ Irritohet Turqia, ngrenë padi ndaj medias greke: Do të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë

Një artikull i disa ditëve më parë e gazetës greke Demokratianews që fyente rëndë në gjuhën turke presidentin turk, Erdogan ka irrituar së tepërmi Turqinë. Gazeta greke hapej me titullin ‘Fuck you Erdogan” dhe tabloidi kishte foton e presidentit turk.

10:58
SHBA/ Grindje politike për vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë

Në Uashington ka filluar beteja politike lidhur me zëvendësimin e gjykatëses së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, vdekja e së cilës të premten mbylli zërin më të njohur liberak të gjykatës dhe ngriti mundësinë e një shumice konservatore 6-3 në trupin gjykues.