Një 50-vjeçar i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje është arrestuar ditën e sotme në Shkodër.
Makina e përplasur me kalimtarët në një zonë këmbësorësh në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Trier, i ka marrë jetën pesë personave, përfshirë një vogëlushe vetëm nëntë javëshe.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shkurtojnë kohëzgjatjen e rekomanduar të karantinës pas ekspozimit ndaj një personi pozitiv për COVID-19-ën.
Një zjarr i madh përfshiu një kamion në afërsi të një pompe të derivateve të naftës në zonën e Cambridgeshire të Anglisë mbrëmjen e djeshme.
Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara po heton një skemë të mundshme të ryshfetit që përfshin kontribute politike në këmbim të faljes presidenciale, sipas disa dokumenteve të gjykatës. Dokumentet e gjykatës janë redaktuar para se të publikohen, dhe emrat e të dyshuarve janë fshirë me ngjyrë të zezë.
Dhjetëra persona të armatosur morën nën kontroll mbrëmjen e djeshme qytetin Krisium në jug të Brazilit dhe vodhën një bankë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89 të vitit 2020.
Presidenti Donald Trump foli gjatë një pritjeje për krishtlindjen në Shtëpinë e Bardhë, për katër vite të tjera të tij në detyrë, pa saktësuar nëse ato do të fillojnë në janar 2021 apo në janar 2025.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Irlandën e Veriut mbrëmjen e djeshme, ku një person është plagosur e banorët janë evakuuar.
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj ka thënë se Haradinaj identifikohet si lider tipik, i rritur dhe i formësuar me hallet e popullit.
Në paraditen e sotme kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas njoftoi një zgjatje të periudhës së izolimit të vendit pas 7 dhjetorit.
Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi plagosjen e Aleksandër Dedës, ditën e djeshme në Lezhë. Dëshmitë e tyre mund të çojnë në identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mëngjesin e sotëm e ka nisur duke postuar në rrjetet sociale një video ku tregohen pamjet e brendshme të spitalit Covid-4 i cili u hap pak ditë më parë dhe ka pritur pacientët e parë, të cilët janë drejt shërimit.
Trajner i Kukësit, Skënder Gega do të kthehet sot në Shqipëri, pas një jave qëndrimi në Turqi për t’u kuruar nga koronavirusi.
Jo vetëm njerëzit mund të pozojnë e të duken bukur para kamerës, por edhe macet.
Ka filluar seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Qeverisë Hoti.
Votimi më shumë se njëherë i një personi në zgjedhje, është një dukuri e përsëritur ndër vite në Shqipëri.
Këngëtarja Rihanna i ka lënë të gjithë pa fjalë me fotot e fundit ku ka pozuar me të brendshme festive.
Një seri fotografish tregojnë jetën në tribunë më të izoluar të planetit, që ndodhet në mes të Oqeanit Paqësor.
Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar se kush e spiunoi për festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes.
Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw do të vazhdojë punën e tanishme. Një vendim befasues nga Federata Gjermane e Futbollit, me të cilin shpërfillen zhvillimet negative në kombëtaren gjermane.
Miniera e diamantit “Letšeng” në Lesoto të Afrikës ka përpunuar një tjetër diamant të madh rozë.
Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se kur lindi ideja e të paturit jastëk dhe se kur datojnë këta të fundit, përgjigjen do ta gjeni në Mesapotaminë Antike.
Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mirditë pasi iu gjetën 1.2 kg kanabis, automatik dhe 42 fishekë.
Netflix do të krijojë një version korean të serialit të të famshëm “La Casa de Papel”. Prodhimi do të jetë një bashkëpunim midis kompanive “BH Entertainment” dhe “Contents Zium”.
Në luftën kundër strukturave ekstreme të djathta, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, është duke ndaluar shoqatat. Tani kjo preku të vetëquajturën „Brigada sulmuese/Wolfsbrigade 44″.
Vetëm në fund të vitit 2021 ekonomia botërore do t’i afrohet nivelit që ka pasur para pandemisë, vlerëson OECD. Megjithatë kapërcimi i gjendjes varet nga rajonet, dhe është shumë i ndryshëm.
TIRANË– Data e sotme (2 dhjetor) shënon ditën e fundit të masave kufizuese të pjesshme që u ndërmorën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, tre javë më parë.
Margareta është banorja më e moshuar e Shtëpisë së të Moshuarve në Karlovac, e cila mposhti COVID-in.
Shpesh ndodh që kur jemi tejmase të përqendruar, arrijmë të ndiejmë qelizat tona të trurit teksa funksionojnë.
Numri i viktimave të sulmit në Gjermani ka shkuar në 5 ditën e sotme, pasi një 51-vjeçar hyri me makinë në turmën e njerëzve në sheshin në Trier.
578 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit.
Përmendim vazhdimisht shtatë mrekullitë e botës antike, kur në fakt lista në fjalë është kaq e kufizuar.
Elbasan -5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë një tjetër është vënë nën hetim.
1.463 shtëpi kanë mbetur në ujë si pasojë e përmbytjeve në rajonin Cilacap në Indonezi.
Sot është Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.
Një 21-vjeçar arrestohet ditën e sotme në Durrës pasi dhunonte babanë e tij.
Ushtria jemenase i ka bërë thirrje sot OKB-së për të ndërmarrë veprime në ndalimin e sulmeve që synojnë civilët në vend.
Ushtria ruse ka njoftuar për vendosjen e raketave të mbrojtjes ajrore në Ishujt Kurile, mbi të cilat ka pretendime Japonia.
Parlamenti i Zelandës së Re shpalli një gjendje të emergjencës klimatike në vend, sipas mediave të drejtuara nga shteti.
Një person i shpallur në kërkim kombëtar është kapur në Tiranë, si dhe janë arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Pavarësisht përparimit të shkencës dhe teknologjisë gjatë shekullit të fundit, miliona njerëz në të gjithë botën vazhdojnë të jenë viktima të skllavërisë.
Ushtria ruse ka njoftuar për vendosjen e raketave të mbrojtjes ajrore në Ishujt Kurile mbi të cilat ka pretendime Japonia.
Kancelarja Merkel ka paralajmëruar një ndryshim në barazpeshën e fuqisë ekonomike në botë, për shkak të pandemisë. Ajo kërkoi hapa të reja në teknologji.
Florida në SHBA bëhet shteti i tretë që kalon 1 milion raste të koronavirusit të ri (COVID-19), pas Teksasit dhe Kalifornisë.
Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 64 milionë.
LONDON – Britania e Madhe këtë të mërkurë ka miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech për përdorim,
Kryemistri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dhënë lajmin se kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi) tashmë do të kryhet nga shteti. Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook Rama njofton se ky shërbim, nga janari i 2021 do të ketë disa risi që janë lehtësuese për drejtuesit e automjeteve.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit. Zona qëndrore nuk do të kenë reshje, ndërsa në zonat e tella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.
Ka shumë raste kur njerëzit zgjohen me dhimbje të mesit dhe anashkalojnë disa simptoma të lehta që tregojnë daljen nga vendi të diskut ndërruazor. Një gjë e tillë, shoqërohet me dobësi të gjymtyrëve, dhimbje të këmbës dhe mpirje të duarve.
Çfarë duhet të hani në mëngjes me siguri është një pyetje qe e keni dëgjuar të diskutohet shpesh. Që nga mjekët dietologët, miqtë tuaj apo dhe nepsi që nis që me mëngjes, ky vakt mund të themi me të vërtetë se është më i rëndësishmi i ditës.
Një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar një lidhje mes faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe dhimbjet apo problemet me shpatullën. Studimi u publikua në revistën Journal of Occupational and Environmental Medicine. Ekspertët shpjeguan se faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës përfshijnë: kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetit. Ndërkohë tek problemet me shpatullën ata përfshinë dhimbjet, tendosjet, kontraktimet muskulore e të tjerë.
Arrat janë shumë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat mbrojnë shëndetin e zemrës dhe trurit. Ato ulin rrezikun e sëmundjeve të trurit, sklerozës dhe Alzheimerit. Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.
Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton rreth një vepre të mundshme kriminale që lidhet me persona të cilët mund të kenë dhënë rryshfet në Shtëpinë e Bardhë në këmbim të një faljeje presidenciale, sipas dokumenteve të gjykatës. Gjyqtarja Beryl Howell publikoi të martën një urdhër në të cilin bëhet fjalë për hetimin rreth një çështjeje që ajo e quan “ryshfet për falje”.
Komisioneri i Administratës së Ushqimeve dhe Barnave (FDA) Stephen Hahn tha të martën se ka mundësi që “agjencia të miratojë vaksinën e firmës Pfizer për COVID-19n deri në mes të dhjetorit, nëse gjithçka shkon mirë”, por kjo mund të zgjasë edhe më shumë.
Fushata e Presidentit të SHBA Donald Trump paraqiti të martën një ankesë me të cilën sfidon në gjykatën e lartë të shtetit Uiskonsin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet. Kjo është një tjetër përpjekje për të përmbysur fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Një ekip ekspertësh të pavarur të cilët këshillojnë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) votuan në një takim publik të martën që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë të jenë të parët që do të marrin vaksinën e shumëpritur të koronavirusit.
Pandemia e koronavirusit ka rezultuar në bllokime në të gjithë botën, që kanë sjellë një kosto të konsiderueshme për shëndetin mendor. Në Francë, sondazhet tregojnë një rritje të rasteve me depresion në të gjithë vendin, kryeisht mes të papunëve, atyre në vështirësi financiare dhe të rinjve. Profesionistët e shëndetit mendor thonë se bllokimet dhe orari i ndalim-qarkullimeve në Francë kanë destabilizuar njerëzit që në kushte normale nuk do të kishin përfunduar në pavijonet e trajtimit psikiatrik.
Zyrtari civil që mbikëqyr fushatën e Pentagonit për të mposhtur grupin e Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme ka dhënë dorëheqjen, tronditja më e fundit në Pentagon në javët e fundit të administratës Trump.
Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e rëndoi bilancin e grupit E në kualifikueset për Europianin 2022, pasi praktikisht e ka kthyer në mirazh kualifikimin në raundin tjetër.
Opozita maqedonase e sulmoi ashpër kryeministrin Zoran Zaev me pretendimin se shiti “interesat kombëtare në bisedimet me Bullgarinë”. Për këtë arsye, ndjekës të saj bllokuan për rreth dy orë trafikun në Shkup.
Vaksinën e koronavirusit, Europa mund të mos e marrë përpara vitit 2021, thotë Forbes. Agjensia europiane e Barnave do ta japë vlerësimin e saj për vaksinën e Pfizerit dhe atë të Modernas përkatësisht në datat 29 dhjetor dhe 12 janar, ç’ka do të thotë se me shumë gjasë, përdorimi i tyre në kontinentin e vjetër do të shtyhet për vitin e ardhshëm.
Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi për ndryshime të mëdha në barazpeshën e fuqisë ekonomike në botë për shkak të pandemisë. “ Duhet të pyesim veten se ku do të përfundojë Europa pas krizës” u shpreh ajo.
Pas afro një muaji, e mërkura e gjen Anglinë jashtë lockdownit të dytë. Duke filluar nga mesnata, vendi do kaloj në një sistem me tre nivele karantinimi, ku niveli i parë është më i lehti dhe i treti më kufizuesi. Londra do jetë në nivelin e dytë, bashkë me qytetin e Liverpulit ndërsa, Mançesteri qyteti i dytë më i madh në ishull, do jetë në nivelin e tretë bashkë me pjesë të mëdha të veriut të Anglisë.
Në një makth pa fund është shndërruar vala e dytë e pandemisë së koronavirusit në Greqi, ndërsa përsëri janë regjistruar mbi 100 të vdekur gjatë ditës së martë.
Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor në Kosovë do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa ai i dyti do të fillojë në 18 janar deklaroi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin e pandemisë së COVID-19.
Një 27-vjeçar u gjet i vrarë në Vlorë mbrëmjen e së martës. Viktima u identifikua si Beniamin Bezhani. Ngjarja është raportuar nga një telefonatë e një banori në Fushë-Dukat, Orikumm, i cili njoftoi për një automjet të ndaluar në rrugë dhe se brenda tij kishte një person të pa jetë.
Pas humbjes 2-0 në Ukrainë përballë Shakhtar Donetsk, Reali i Madridit ka komplikuar ecurinë në Ligën e Kampionëve, ndërsa pankina e Zinedine Zidane është lëkundur sërish, por vetë francezi deklaroi se as që e çon nëpër mend dorëheqjen.
Elseid Hysaj fiton betejën me koronavirusin.
Një protestë e ashpër në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit spanjoll të Juventusit Alvaro Morata, pasi u ndëshkua me karton të kuq dhe tani është pezulluar me dy ndeshje.
UEFA është gati të implementojë VAR-in në distancë dhe testi i parë zyrtar do të bëhet sonte me ndeshjen mes Sevillas dhe Chelseat, e parashikuar për t’u zhvilluar në stadiumin andaluzian “Ramo Sanchez Pizjuan”.
Blerja e borxhit është në vetvete një aktivitet i ligjshëm. Problemi është cështja sociale. Institucionet finaciare kanë të drejtë që tju japin kredi njerëzve që nuk kanë të ardhura të besueshme. Por pavarësisht kësaj duhet që të ketë një rregullim, që të mos kemi shpërthimin e një bombë financiare dhe sociale.
Pas pesë viteve që u mor kredia familja Halili kërkonte me ngulm nga banka që të dinte se çfarë kishte ndodhur. Pas shumë përpjekjesh ata marrin një kopje të kontratës së 2010. Në të njëjtën kohë i japin edhe njoftimin që kredia është blerë nga Micro Credit Albania.
Në këtë pjesë të dytë do të sjellim të tjerë shembuj nga qytetarët, të cilët kanë rënë pjesë pre zhvatjeve nga kompanitë e kreditimit. Kjo është një familje nga Lushnja, që ka rënë viktimë e mashtrimit financiar. Historia e tyre nisi pas firmosjes së disa dokumentave ku pranuan të ishin dorzanë për kushëririn e tyre.
Interi ka fituar 3-2 ndaj Borussia Monchegladbach, në xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Qytetari Pal Troshaj shkonte vazhdimisht pranë zyrave të STARI-t dhe këkonte që të takohej me dikë, që mund ti shpjegonin se çfarë po ndodhte. Por askush nuk e priste, gjithmonë e përcillnin. Kjo situatë vazhdoi për vite me radhë.
Ky që shihni është Pal Troshaj i cili rrëfen historinë e vetë. Në vitin 2008 ai mori një kredi në vlerën e pesë milionë lekë të vjetra në institucionin financiar Oportuny.
Teksa po diskutonin në studion e emisionit “Open”, në lidhje me shtyrjen e negociatave të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ish-deputetja demokrate Grida Duma, tha se një nga arsyet se përse afatet u shtynë, janë nga ngërçi i krijuar në reformën e drejtësisë, duke përmendur këtu çështjen e ish-kryetarit të KED (Këshillit të Emërimeve në Drejtësi) Ardian Dvorani.
Përveç bankave në Shqipëri funksionojnë edhe institucionet financiare të mikro kredisë. Sot numërohen rreth 32 institucione financiare jo banka të cilat janë të licensuara.
Aktorët e kësaj skeme janë biznesmen të fuqishëm të kohës, stafe drejtuese të bankave të nivelit të dytë, komitete të miratimit të kredive në bankat e nivelit të dytë. Le të themi që zinxhiri i ngjarjeve ishte shumë i thjeshtë.
Në studion e emisionit “Open”, po diskutohet për shtyrjen që iu bë Shqipërisë për afrimin në Bashkimin Evropian.
Në 2009 pas krizës së madhe botërore u pa edhe në vendin tonë një tendencë rritje e kredimarrjes. Normalisht që kjo rritje do të shoqërohej edhe me kredinë e keqe.
Analisti Agron Gjekmarkaj është përplasur me Frrok Çupin pas debatit që ai zhvilloi me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma në Open.
Shtyrjen e negociatave për t’u integruar në Bashkimin Evropian, analisti Agron Gjekmarkaj e cilësoi në studion e emisionit “Open” si një refuzim ndaj Edi Ramës.
Analistët Agron Gjekmarkaj dhe Frrok Çupi, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme, në studion e “Open”.
Këtë të martë të 1 dhjetorit, Shqipëria mori një lajm aspak të mirë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit zgjatjen e gjendjes së krizës për 6 muaj të tjerë me qëllimin të përballohet në mënyrë sa më efikase “pandemia dhe të garantojet mbrojtja e shëndetit të popullatës”.
Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi shtyrjen për një moment të dytë të negociatave për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Ndonëse kemi disa muaj pa pasur një projekt të ri muzikor nga Nora Istrefi, këngëtarja ka qenë tepër aktive në rrjetet sociale.
Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ky refuzim ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita hedh akuza ndaj qeverisë si shkaktare kryesore për refuzimin që BE-ja bëri.
Kina njoftoi sot se ka ulur me sukses në hënë sondën e saj kërkuese të quajtur Chang’e 5, të quajtur sipas perëndeshës mitologjike kineze të hënës, e cila do të mbledhë mostra gjatë dy ditëve në vijim, në nje mision te kontrolluar nga toka.
Situata e pandemisë ka implementuar një metodë të re mësimdhënie. Siç është thënë më herët, fëmijët në ciklin fillor, pra nga klasa e 1 deri në të 5-ën, do të zhvillojnë mësimin në ambientet fizike të shkollave.
Pandemia e koronavirusit ka rezultuar në bllokime në të gjithë botën, që kanë sjellë një kosto të konsiderueshme për shëndetin mendor.
Një vrasje ka ndodhur në Dukat të Ri në Vlorë mbrëmjen e sotme .
Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit.
Në qendër të galaktikës sonë, me një masë afërsisht 4 milionë herë më të madhe se ajo e Diellit, ndodhet një vrimë e zezë gjigante e quajtur Shigjetari A.
Marinari sportiv Kevin Escoffier është shpëtuar nga deti ne nje episod dramatik, prej rivalit dhe bashkëatdherarit të tij francez të tij Jean Le Cam, gjatë garës së tyre në lundrimin rreth botës.
Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e rëndoi bilancin e grupit E në kualifikueset për Evropianin 2022, pasi praktikisht e ka kthyer në mirazh kualifikimin në raundin tjetër.
Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të dytë mes Borussia Monchengladbach-it dhe Inter-it, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.