Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit zgjatjen e gjendjes së krizës për 6 muaj të tjerë me qëllimin të përballohet në mënyrë sa më efikase “pandemia dhe të garantojet mbrojtja e shëndetit të popullatës”.

Qeveria e miratoi vendimin me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së situatës emergjente në 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi më e shumta deri në 19 dhjetor. Në gjendjen e krizës, shteti merr më shumë fuqi si mbi sektorin publik, ashtu dhe atë privat.

Në këtë mënyrë mund të përdoren edhe burimet teknike e ato njerëzore, përfshirë dhe ushtrinë. Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë angazhuar për të siguruar spitalet e Qendrave COVID. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore. Ministria vendase e Shëndetësisë njoftoi se brenda një dite u regjistruan 29 viktima të reja me COVID-19 dhe 1.069 të infektuar.

Top Channel