Tre pikët e shpresës/ Interi tenton fitoren ndaj gjermanëve të Monchengladbach-it, publikohen formacionet

01/12/2020 21:09

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të dytë mes Borussia Monchengladbach-it dhe Inter-it, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me barazimin 2-2, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të luhet takimi i dytë në stadiumin “Borussia-Park”. Skuadra gjermane për këtë ndeshje do të jetë pa lojtarët si Elvedi dhe Hofmann që janë të lënduar, teksa Bensebaini është i infektuar me koronavirus.

Në anën tjetër, Nerazzurët nuk mund të llogarisin në Radja Nainggoan, Mattias Vecino dhe Pinamonti që janë të lënduar, derisa Arturo Vidal është i ndëshkuar me karton të kuq nga takimi me Real Madridin. Monchengladbach-i kërkon fitore për të kaluar grupin, ndërsa Inter-i tenton që kalojë në Ligën e Evropës së paku. Gjermanët janë liderë të Grupit B me tetë pikë, kurse italianët janë në të fundit me dy sosh, me Real Madridin që ka shtatë dhe Shakhtar Donetskun që ka katër.

Formacioni startues i Monchegladbach-ut: Sommer, Kramer, Thuram, Stindl, Plea, Wendt, Lainer, Lazaro, Jantschke, Ginter, Neuhaus.

Formacioni startues i Interit: Handanovic, Gagliardini, De Vrij, Lukaku, Martinez, Young, Barella, Darmian, Skriniar, Brozovic, Bastoni.

Top Channel