Qytetari Pal Troshaj shkonte vazhdimisht pranë zyrave të STARI-t dhe këkonte që të takohej me dikë, që mund ti shpjegonin se çfarë po ndodhte. Por askush nuk e priste, gjithmonë e përcillnin. Kjo situatë vazhdoi për vite me radhë.

“Vazhduan për tre vjetë zarfat me vula të kuqe dhe shqetësuan të gjithë fisin tim. Gjatë kohës unë shkoja te kjo kompani përmbarimore dhe gjeja me qindr vetë duke ulëritur , bërtitur e duke paguar. Edhe dhunë kam parë. Cdo institucion privat shtetërore, mund të gjesh një roje sigurimi aty
gjeje një skuadër cunash të ri të keqpërdorur” u shpreh Pal Troshaj, denoncues.

Nuk kanë pranuar asnjëherë që ti japin një dokument, por vetëm shkresa që paguaj kaq lekë.

“Një herë 4.8 një herë 4.4 një herë 4.7. Kur kaloja në nervozizëm më shoqëronin njerëz të dyshimtë. As me gojë as me shkrim, as me telefon as me fjalë nuk ma thanë kurrë në jetën time nga fondacioni NOA për shitblerjen, Vetëm duam lekë hajde jep gjysmën, hajde jep cerekun”u shpreh Pal Troshaj, denoncues.

Troshaj thotë se i ka rezistur të gjitha presioneve dhe nuk ka marrë kredi pranë tyre. Ata kanë vendosur ngrirje të shtëpisë por nuk mund të bëjnë sekuestrimin e saj.

“Mua nuk kanë arritur që të më vjelin, vetëm të më bllokojnë. Por isha kandidat nga momenti në moment që të më merrin rreth 4.4 milionë lekë. Por këta më duket janë kush ta hajë ta hajë. Janë sikur del një hajdut në rrugë nëse reziston nuk ti merrë në të kundërt ti merr. Këtë kam vënë re, stilin e banditëve dhe grabitësve, jo institucion norma” u shpreh Pal Troshaj, denoncues.

Emisioni i plotë:

Top Channel