Pas pesë viteve që u mor kredia familja Halili kërkonte me ngulm nga banka që të dinte se çfarë kishte ndodhur. Pas shumë përpjekjesh ata marrin një kopje të kontratës së 2010. Në të njëjtën kohë i japin edhe njoftimin që kredia është blerë nga Micro Credit Albania.

“Në 2015 shkova te Pro Credit dhe u thashë uunë nuk dal nga zyra dhe dua letrat që I keni dhënë kredi. I lexoje më thanë …Unë nuk I kisha syzet për afër se kanë ardhur më kanë marrë të puna. Megjithate faji është I joni që unë nuk lexova letrat. Marrim në telefon Albert Gegën që punonte te MCA dhe te STARI bashkë. Ai na thotë që keni dalë garant për dy kredi. I thashë që ne kemi dalë garant për një kredi që kushton 16 mijë euro.

Ai cfarë ka bërë ka marrë 90 mijë euro. 16 mijë euro në një vend dhe 74 mijë euro në një vend. Ne nuk I lexuam ato letra dhe Pro Crediti, ajo zonja dueht të na thoshet me gojë që ky person do marrëkaq kredi. Nuk na thanë gjë, nuk na i lexuan” u shpreh Meleqe Halili, denoncuese. Duke qënë se kredia tani është blerë nga Micro Credit Albania ata duhet që të shlyjnë detyrimin këtu. Por kjo kompani nuk kërkon që të shlyhet detyrimi prej 13 mijë euro por për 45 mijë euro, pra sa gjysma e kredisë që ka marrë Gjergji Korreshi.

“Ky Albert Gega na futi në dhe. Tha keni dy kredi, një 16 mijë euro dhe një 74 mijë euro. Unë kam dhënë 45 milionë lekë. Pasuria iku komplet ku të shkojë unë….” u shpreh Meleqe Halili, denoncuese. Sipas dokumentit që zotëron Top Story vlera e mbetur e detyrimit në bankën Pro Credit ishte si më poshtë: Vlerë e mbetur e kredisë rreth 9 mijë euro, interes në vones mbi 2 mijë euro dhe gjoba 767 euro. Në total detyrimi që duhet të paguanin ishte rreth 13 mijë euro.

Në këto kushte dhe të frikësuar se po humbasin shtëpinë kjo familje paguan fillimisht 2.7 milionë lekë të vjetra. Më pas Micro Credit Albania e detyron që të marrë një kredi që të shlyej ndetyrimn pranë po këtij institucioni. Dhe kjo ishte skema e përsosur për ta fundosur këtë familje.
“Këtë kredi ne e morëm për të larë kredinë e atij. Sipas asaj që na tha Bert Gega që ju do lani pjesën tuaj, bashkë me atë të fondacionit Micro Credit Albania. Gjysmën ju gjysmën ai kaq ju takon, do ti lani…” u shpreh Meleqe Halili, denoncuese.

Emisioni i plotë:

Top Channel