Integrimi në BE/ Debati Çupi-Duma: Po fyeni inteligjencën e shqiptarëve, ju nuk jeni opozitë jeni në rrugë

01/12/2020 22:11

Këtë të martë të 1 dhjetorit, Shqipëria mori një lajm aspak të mirë.

Bashkimi Evropian lajmëroi se është shtyrë për një moment të dytë hapja e negociatave me Shqipërinë dhe vendeve të tjera që inspirojnë të futen në BE. Për këtë zhvillim po diskutohet në studion e emisionit “Open”, ku u nxit dhe një debat mes të ftuarve. A

nalisti Frrok Çupi, akuzoi opozitën si shkaktaren e shtyrjes së integrimit në BE. I këtij mendimi nuk ishte ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, e cila tha se Bashkimi Evropian nuk është i korruptuar dhe se vendimi sipas saj ka qenë i drejtë.

Grida Duma: Po fyeni inteligjencën e shqiptarëve.
Frrok Çupi: Opozita ka përgjegjësinë më të madhe.
Grida Duma: Do ta mbaj përgjegjësinë. Po e mbaj tani.
Frrok Çupi: Më vjen keq, se të di dhe të kënduar. Ç’janë këto idiotësira.
Grida Duma: Logjika është kjo. Ju jeni këtu se BE-ja nuk është demokraci, prandaj këto nuk po na fusin ne.
Frrok Çupi: Po gënjen. Mos spekulo.
Grida Duma: Nuk keni mbajtur një përgjegjësi të vetme në mënyrën se si e mbroni çështjen.
Frrok Çupi: Unë do të them një gjë që e thonë të gjithë studiuesit, institucionet e BE-së janë të pavotuara.
Grida Duma: Duke fyer njerëzit ka problem Evropa.
Frrok Çupi: Nuk të bën Evropa ministre dhe asgjë.
Grida Duma: Është e Brukselit faji që nuk kemi gjykatë. Kur komisioni për zgjerim të drejtohet dhe thotë kujdes për kodin. Përgjegjësia e dytë, gjykatat janë përgjegjësi e kësaj mazhorance.
Frrok Çupi: Ju nuk jeni në opozitë, nuk jeni në parlament. Nuk je as në opozitë. Ti je shoqatë e gjahtarëve.

Top Channel