Humb kombëtarja e femrave/ Ndeshja me Portugalinë për eliminatoret e europianit 2022

02/12/2020 02:42

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e rëndoi bilancin e grupit E në kualifikueset për Europianin 2022, pasi praktikisht e ka kthyer në mirazh kualifikimin në raundin tjetër.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima humbi minimalisht 1-0 ndaj Portugalisë, dhe me 6 pikë në 8 ndeshje nuk ka çfarë të pretendojë për dy vendet e para që avancojnë në fazën e ardhshme.

Vajzat kuqezi rezistiuan vetëm një pjesë loje në Estadio Do Restelo, pasi Ana Kapeta arriti të prishë ekuilibrat në minutën e 57 në portën e mbrojtur nga Viona Rexhepi. Futbollistja nga Mitrovica bëri një lojë të mirë, dhe goli ishte i vetmi që pësoi në transfertën e Lisbonës.

Zëvendësimet e trajnerit grima në 10 minutat e fundit nuk sollën asgjë të re për Shqipërinë. Edicioni i radhës për europianin e femrave do të zhvillohet në 8 qytete të ndryshme në verën e vitit 2022 në Angli.

Top Channel