Një 27-vjeçar u gjet i vrarë në Vlorë mbrëmjen e së martës. Viktima u identifikua si Beniamin Bezhani. Ngjarja është raportuar nga një telefonatë e një banori në Fushë-Dukat, Orikumm, i cili njoftoi për një automjet të ndaluar në rrugë dhe se brenda tij kishte një person të pa jetë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ngrit pika kontrolli, për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni rreth saj.

27-vjeçari Bezhani para pak kohësh ka qenë i dënuar në Itali dhe dyshohet që ngjarje mund të ketë lidhje me konflikte të vjetra.

Top Channel