Integrimi/ Frrok Çupi: Problem nuk janë kushtet, por disa vende të BE që kanë probleme

01/12/2020 22:45

Në studion e emisionit “Open”, po diskutohet për shtyrjen që iu bë Shqipërisë për afrimin në Bashkimin Evropian.

Analisti Frrok Çupi, i cili është një nga të ftuarit në studio, tha se sipas tij problem nuk janë kushtet e vendosura, por problemi që ekziston mes disa shteteve që janë pjesë e BE-së.

Më tej ai theksoi se shqiptarët duhet të tregojnë qytetarinë e tyre dhe të afrohen sa më pranë me atë evropiane.

“Bashkimi Evropian ka deklaruar prej një viti që ne nuk jemi gati për zgjerim, nuk jemi gati për të afruar vendet e vogla si Shqipëria, Maqedonia, e tjerë e tjetër. Kjo është një çështje tjetër. Problemi ynë është ky, ne vijmë në këtë histori në raport me Evropën. Nëse jemi sadopak realist dhe në e shikojmë sadopak situatën në mënyrë të gjerë duhet të kuptojmë një gjë, që disa nga shtetet e Evropës, kanë një qasje thuajse më të ftohtë, më të pazakontë ndaj shqiptarëve si në Kosovë dhe Mal të Zi.

Ne nuk mund të prisnim tani pas një goditje të fortë që mori Kosova, pasi mori lufta çlirimtare e Kosovës, pasi mori e tërë republika e Kosovës që tashmë është në pikëpyetje të madhe. Nuk mund të prisje që po këta të thonin që shqiptarët e Shqipërisë duhet të futen në gjirin tonë në mënyrë urgjente. Jam i sigurt që shumë detyra nuk bëhet. Problemi nuk është kushtet. Nëse duhet të jemi vërtetë njerëz që e duam kombin, duhet të shikojmë me gjakftohtësi dhe realizëm se në raport me politikat liberale kemi problem. A do të shpëtojë Kosova njëherë. Problemi është çfarë është kjo qasje. Në kohën kur BE-ja nuk don të afrojë në BE, gjithmonë do të gjejë kushte. Problemi është që ta afrojmë veten me qytetarinë evropiane”, tha Çupi.

Top Channel