Debat i fortë në “Open”/ Çupi: Ke kthyer PD-në në leckë që fshin menderen. Duma: Ti je metafora, në llum fitojnë derrat

01/12/2020 22:05

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi shtyrjen për një moment të dytë të negociatave për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Teksa po diskutonin për temën, mes analistit Frrok Çupi dhe ish-deputetes demokrate Grida Duma u nxit një debat.

Çupi tha se Duma bën pjesë e një partie që është themeluar prej tij dhe që sipas Çupit e kanë kthyer në një “leckë”.

Ndërkohë ish-deputetja tha se sipas saj Çupi është si ajo metafora “në llum fitojnë derrat”.

Frrok Çupi: Jam themeluesi i asaj partisë që po e bën leckë, ke fshirë menderen me atë.

Grida Duma: E di çfarë je ti, ti je metafora po dhe debat në llum fitojnë derrat, në këtë nivel je ti.

Frrok Çupi: Në gjuhën tënde ti ke vetëm një fjalë ke, që nuk po e them..

Grida Duma: Me mua nëse nuk përmbahesh nuk e ke si një teatër, kujdes.

Top Channel