“Europa kërkon në burg Metën”, deklarata e Çupit që e bëri Grida Dumën të shpërthejë

01/12/2020 22:59

Teksa po diskutonin në studion e emisionit “Open”, në lidhje me shtyrjen e negociatave të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ish-deputetja demokrate Grida Duma, tha se një nga arsyet se përse afatet u shtynë, janë nga ngërçi i krijuar në reformën e drejtësisë, duke përmendur këtu çështjen e ish-kryetarit të KED (Këshillit të Emërimeve në Drejtësi) Ardian Dvorani.

Ndërkohë analisti Frrok Çupi tha se Evropa nuk kërkon që të fusë në burg Ardian Dvoranin, por Ilir Metën, që sipas tij ka bërë disa akte korruptive.

Grida Duma: Ju e dini shumë mirë që jeni duke mbuluar një fakt që është kapja e dejtësisë nga politika. Çështja Dvorani e ka vonuar çështjen me muaj.

Frrok Çupi: Ju Dvoranin e sulmoni se përse ka shpallur fajtor Ilir Metën. Ju e sulmoni sepse nuk i ka dhënë të drejtë korrupsionit të Ilir Metës. Doni ta sulmoi të gjithë, sulmoni Dvoranin dhe mbani Ilirin, por Evropa kërkon Metën në burg e jo Dvoranin. Kërkojnë Ilirin me të gjitha ata që ka bër, me të gjithë floririn.

Top Channel