Ekspertët shëndetësorë në forumin shkencor me fokus përballimin e pandemisë së shkaktuar nga covid 19 rekomandojnë që të kryhen sa më shumë testime si dhe të merren masa te tjera për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Të shtohen aktivitetet testuese jo vetëm për ata që shfaqin shenja klinike por edhe për asimptomatikët, gjurmimi i kontakteve sepse bë këtë mënyrë do frenojmë virusin”.

“Pandemia është serioze dhe mund të shkaktojë deri në 15 mijë vdekje në Shqipëri deri në përfundim të ciklit. Ndaj dua të them se duhen marr masa të tjera për të shpëtuar jetë. Duhet të zgjedhim nëse lëmë hapur shkollat të mbyllim baret ose nëse zgjedhim ekonominë të mbyllim shkollat”.

Mjekimi i tepërt  që në ditët e para të shfaqjes së simptomave u evidentua si mangësi e kurës nga analizat e studiuesve.

“Rreth 90% e rasteve mund ta kalojnë pa mjekim fare, zero mjekim. Duhet treguar kujdes të mos jepen antibiotikë dhe kortizonik që në fillim. Madje dhe vitaminat nuk janë mjekuese por si një terapi mbështetëse për të të ngritur imunitetin”.

Top Channel