Hetime ndaj Trump? Shtëpia e Bardhë, skemë korrupsioni

02/12/2020 18:39
WASHINGTON, DC - NOVEMBER 26: President Donald Trump speaks in the Diplomatic Room of the White House on Thanksgiving on November 26, 2020 in Washington, DC. Trump had earlier made the traditional call to members of the military stationed abroad through video teleconference. (Photo by Erin Schaff - Pool/Getty Images)

Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton shkelje të mundshme penale për korrupsion në këmbim të faljeve presidenciale.

Dokumenti i publikuar nga kryetarja e Gjykatës së Distriktit të Kolumbias, është i retushuar dhe emrat e tre personave në të janë mbuluar.Në këtë dokument zbulohet se prokurorët federalë kërkuan qasje në fund të gushtit tek disa pajisje digjitale të konfiskuara nga qeveria.Për këtë nevojitej leja e gjykatës, pasi përmbajtja e pajisjeve përfshinte edhe shkëmbimet me email me një avokat, biseda të cilat mund të jenë të mbrojtura nga ekskluziviteti i marrëdhënies avokat – klient. Prokurorët argumentuan se kjo ishte thyer në momentin që materialet u ishin bërë të ditura palëve të treta.

Prokurorët i thanë gjykatës se prisnin të gjenin prova se disa individë në mënyrë të paligjshme “vepruan si lobistë tek zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë… për të siguruar një falje ose pezullim dënimi” për dikë, emri i të cilit është i retushuar në dokument. Dokumenti gjithashtu flet për “një skemë konspirative korrupsioni”, e cila ofronte “kontribut domethënës politik në shkëmbim të një faljeje ose pezullim dënimi”.

Dokumenti tregon se prokurorëve u është dhënë leja të merrnin pajisjet e kërkuara, për të gjetur materiale me të cilat do të ballafaqonin çdo subjekt apo objekt të hetimit. Sidoqoftë, nuk ka patur deri më tani asnjë raport publik ku të sugjerohet se janë ngritur akuza ndaj dikujt në kuadrin e këtij hetimi. Presidenti Trump shkruajti në Twitter, “Hetimet për faljet janë Lajme False!”.Në një tjetër artikull të martën, gazeta The New York Times njoftoi se Presidenti Donald Trump ka diskutuar me këshilltarët mundësinë e dhënies së faljeve paraprake për djemtë e tij, Eric dhe Donald Jr., si dhe për vajzën e tij Ivanka dhe avokatin personal Rudy Giuliani.

Top Channel