Amir Rrahmani mposht coronavirusin, gati për tu kthyer te Napoli

02/12/2020 16:48

Amir Rrahmani i cili u infektua gjatë grumbullimit me Kosovën pas dy javësh në karantinë do të jetë i gatshëm të kthehet në aksion për skuadrën e tij, Napolin.

Mbrojtësi ynë do të jetë në dispozicion të Gennaro Gattusos duke filluar nga ndeshja e kësaj të enjte në Ligën e Evropës ndaj AZ Alkmaar, pasi testi i fundit ka rezultuar negativ.

Mbetet për t’u parë nëse Gattuso do t’i japë minuta Amir Rrahmanit në ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës.

Duket e vështirë të ndodh kjo, pasi lojtari ka qenë në izolim për dy javë.

Mbrojtësi ynë ende nuk ka debutuar me skuadrën e njohur në këtë sezon as në Serie A e as në Evropë.

Top Channel