Rama përuron shkollën e re/ Hap dyert në Durrës, shkolla e rindërtuar pas tërmetit

02/12/2020 15:29

Shkolla 9 vjeçare Hasan Koci e rindërtuar pas tërmetit, hapi dyert për nxënësit të cilët u ulën në ambientet e reja me hapësira më të mëdha për të cilën kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asgjë më pak apo më shumë se shkollat në çdo qytet të Evropës.

Palestrën e re të kësaj shkolle, kryeministri e përdori për të treguar se instinktet e një ish basketbollisti profesionist nuk i janë zbehur.

Ndërsa në zonën e plazhit në Durrës nga ku vala e tërmetit shkaktoi dëme masive ka nisur procesi riparimit të pallateve.

Top Channel