Në një vit, 17 shkolla të reja/ Veliaj konsultohet me studentët për buxhetin e vitit 2021

02/12/2020 15:28

Kryebashkiaku Erion Veliaj  zhvilloi një bashkëbisedim online me studentët për tu konsultuar për buxhetin e vitit 2021 për të rinjtë. Në një vit sipas Veliajt, po ndërtohen më shumë shkolla se në 100 vite të Tiranës kryeqytet.

“Me projektin e 17 shkollave filluam një shkollë të re tek Njësia 8, po ashtu një shkollë tjetër te Fresku, po vazhdojmë me shkollën e re 9-vjeçare në Institutin Bujqësor dhe dy shkollat e tjera tek “Don Bosko”, shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”. Do të fillojmë shkollën e re “Dritëro Agolli” te Parku Olimpik, si dhe dy shkolla në Qytetin Studenti, me të cilat zgjidhim përfundimisht çështjen e arsimit para-universitar në Tiranë”.

Veliaj shpalosi edhe planet për sa i përket godinave të studentëve.

“Ka nisurpuna për ndërtimin e 8 konvikteve tëUniversitetit Bujqësor. “Do shkojmë nga një Qytet Studenti i Kodër-Kamzës që akomodonte 150 vetë, në një Qytet Studenti që do akomodojë 2150 vetë. Ne besojmë sedo të jenë gati për 12-13 muaj”.

Një tjetër prioritet i Bashkisë së Tiranës, theksoi  Veliaj, janë edhe bibliotekat, të cilat me futjen e teknologjisë nuk do të jenë më thjesht salla leximi, por do të ofrojnë edhe mjaft shërbime të tjera.

Sakaq Veliaj u tha studentëve se buxheti  më i madh për këtë vit,  shkon tek Piramida e Tiranës me synimin e mbarimit të rikonstruksionit vitin e ardhshëm.

Top Channel