Këngëtarja shkodrane Olimpia Smajlaj sapo ka publikuar klipin e saj të parë me titull “Buzzin”, të cilin e ka cilësuar si një dedikim ndaj vetes dhe si një ogur pozitiv në rrugëtimin e saj si artiste.

Kënga mund të konsiderohet si një lloj eksperimenti i suksesshëm në tre gjuhë të ndryshme në shqip, frëngjisht e anglisht dhe Olimpia është kujdesur vetë për tekstin.

Klipi vjen në nivelin e një “projekti filmik”, me Olimpian protagoniste si një “rock-girl” e vërtetë që është. Po ashtu, këtë sezon televiziv, Olimpian e kemi parë edhe si aktore, teksa interpreton në rubrikën “Kinostar” në “E Diell”.

Muzika është një ndër pasionet e saj më të mëdha dhe veçanërisht të kënduarit live. Ndër vite ajo ka interpretuar cover-a nga më të njohurit duke i sjellë edhe me klipe herë pas here.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel